Policia vijon monitorimin e rrugëve/ Gjobiten 480 shoferë në Berat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Policia vijon monitorimin e rrugëve/ Gjobiten 480 shoferë në Berat

Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore e Beratit, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

 

Kontrollet janë përqendruar kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti.

 

Advertisement

Gjatë këtyre 2 javëve, janë proceduar administrativisht gjithsej 480 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

 

Janë arrestuar 2 drejtues, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

 

Advertisement

16 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë.

 

Janë proceduar administrativisht 26 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

 

Advertisement

50 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

 

Janë vendosur 172 masa administrative për parakalime të gabuara.

 

Advertisement

Janë pezulluar 5 leje drejtimi, 2 për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit, dhe 3 për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara.

 

Janë vendosur 16 masa administrative për drejtim të motomjetit, pa kaskë mbrojtëse.

 

Advertisement

Gjithashtu janë vendosur 200 masa të tjera administrative, për shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.

 

Policia Rrugore e Beratit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

 

Advertisement

Drejtoria Vendore e Policisë Berat falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe të shëndetit të qytetarëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy