Porti i Durrësit përplas Belinda Ballukun me Enkelejd Alibeajn

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Porti i Durrësit përplas Belinda Ballukun me Enkelejd Alibeajn

Opozita vijon të këmbëngulë se qeveria shqiptare nuk po mbron interesin publik në investimin e portit të Durrësit, pasi sipas tyre marrëveshja është arritur pa një garë dhe me negociatë të drejtpërdrejtë me investitorin arab Alabar.

Por pikëpyetjet më të mëdha për deputetët e opozitës mbeten pronarët përfitues. Sipas Enkelejd Alibeajt një prej kompani me të cilët është arritur marrëveshja është e regjistruar në ishujt Kajman, por zv/kryeministrja e hodhi poshtë këtë argument.

Advertisement

ENKELEJD ALIBEAJ

Një përfaqësuese e lartë zv.kryeministre, do duhet të kishte primar mbrojtjen e interesit të shqiptarëve, pasurisë së shqiptarëve. Meqë keni zgjedhur të jeni mbrojtësit e interesit të privatit, un po I bëj pyetjet lidhur me privatin. Si e zgjodhët këtë Albbarin, si e kontaktuat, si erdhi ku e mori vesh? E bëj këtë pyetje sepse bëhet fjalë për një nga investimet më të mëdha që ka ardhur në Shqipëri, 2.1 miliard. Shqiptarët në këtë investim të madh japin pasuri të madhe, Portin e Durrësit, pasuria më e çmuar për të gjithë rajonin. Është pasuria më e vyer dhe e vlefshme e të gjithë rajonit. Kanë të drejtë shqiptarët të interesohen dhe të mbrojnë pasurinë e tyre. Si u identifikua ky investitor. Në momentin kur qeveria e identifikoi, a shkoi e gjeti apo erdhi ai, si ka mundësi juve nuk ju shkoi ndërmend të bënit diçka të thjeshtë. Pse nuk ushtruat një praktikë të thjeshtë, Albbarin e kemi, pse mos të identifikojmë edhe disa nga investitorët e tjerë, se ndoshta ndonjëri prej tyre mund të fitonte më shumë. Zero. Jam i lumtur të më përgënjeshtrosh. Do ishte krijuar garë dhe konkurrencë. Pyetja tjetër, kushtetuta shqiptare parashikon që kur shteti shqiptar bëhet pjesë i një marrëveshje ndërkombëtare, marrëveshje stabilizim asociim, përderisa ky vend ka vendosur të orientohet drejt Brukselit, ata kanë vendosur një kusht të thjeshtë- bëhuni joshës për investitorë, por ama do duhet që në çdo rast duhet për të hequr çdo dyshim për shpërdorim të pronës publike, duhet të vendosni garë. Në dy afera të ngjashme, vetë Komisioni Europian i ka marrë në analizë, Teatri dhe Aeroporti i Vlrës, duhet domosdoshmërisht të ketë garë, e ka thënë Brukseli. Pse keni zgjedhur Dubain dhe pa garë, ndërkohë që gara është detyrim kushtetues. Në do mbrojmë pasurinë e shqiptarëve, ju privatin. Me të madhe e keni thënë po vjen Alabbari. Për çdo investitor që sjellin para masive dhe garancinë e emrit, unë besoj që askush nuk ka më të voglin dyshim që janë të mirëseardhur. Cila është arsyeja që në vitin 2021, statusin e investitorit strategjik ja dhatë një kompanie që ishte regjistruar në ishujt Kajman. Një shoqëri të cilës nuk i dihet kush janë ortakët. Unë kam edhe dokumentin marrë nga regjistri publik për kjo shoqëri është regjistruar në ishujt Kajman. A e dini ju se cilët janë pronarët e kësaj shoqërie që shteti shqiptar i dha statusin investitor strategjik? Kush ishin këta, ky është elementi  i transparencës”.

Advertisement

BELINDA BALLUKU

Përshtypjet janë personale, nuk mban kjo në debat. Ne mbrojmë shtetin nga fillimi në fund. Nuk është mirë të marrim dhe të njollosim pa bërë një analizë njerëz që kanë krijuar një emër në tregun botëror të urbanizimit. Ju mund të merreni me subjektet, por ne i mbrojmë të gjithë investitorët e huaj në Shqipëri. Alabbari e ka zbuluar Shqipërinë që në 2007 dhe ikën me vrap, na kanë thënë që ishte e tmerrshme situate që ndeshëm dhe nuk mendonin se do ktheheshin. Sa i përket metaforeve, nuk merrem fare. Shqipëria është vendosur në hartën e investitorëve, pse qindra investitorë të huaj vijnë në Shqipëri? Sepse është future në hartën e vendeve interesante për tu interesuar. Siç vijnë çdo ditë kompani, ashtu ka ardhur edhe Albbari, nuk besoj se të gjithë këta kanë llambën e Aladinit. Pasuria kombëtare jo vetëm por mbrohet por po investohet. Racizmin pse zgjodhëm Brukselin dhe Dubain, Brukseli nuk erdhi

Opozita ka rezerva edhe për përfitimet financiare të shtetit shqiptar në këtë marrëveshje, pasi shifrat e deklaruara prej 1.1 mld euro si taksa direket për të gjithë periudhën e investimit, nuk janë të parashikuara në kontratë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy