Primaret në PD/ Dorëhiqen nga gara dy kandidatë në qarkun e Elbasanit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Primaret në PD/ Dorëhiqen nga gara dy kandidatë në qarkun e Elbasanit

Që prej orës 08:00 të mëngjesit ka nisur procesi i votimit në PD, për të zgjedhur kandidatin që do i përfaqësojë në vendoret e ardhshme.

 

Në disa prej bashkive ka dy ose më shumë kandidatë, ndërsa në shumë të tjera është vetëm një emër në garë.

 

Advertisement

Por sot, dy kandidatë në qarkun e Elbasanit kanë dhënë dorëheqjen nga gara.

 

Bëhet fjalë për Dritan Canin e Bashkisë së Belshit, i cili thotë se e ka marrë këtë vendim për t’i hapur rrugë bashkimit të PD. Në garë tashmë është Bedri Qypi.

 

Advertisement

Të njëjtin vendim ka marrë edhe Kodhel Çala i Gramshit. Ai thotë se dorëheqja është paqësore. Tashmë për këtë bashki në garë ka mbetur vetëm Hasim Çekrezi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy