“Primaret, proces hipokrit”/ Patozi: PD nuk futet entuziaste në zgjedhjet e 14 majit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Primaret, proces hipokrit”/ Patozi: PD nuk futet entuziaste në zgjedhjet e 14 majit

Partia Demokratike nuk futet në zgjedhjet e 14 majit shumë entuziaste. I këtij mendimi ka qenë kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi.

 

Në një intervistë për Quo Vadis, ai tha se në vitin 2015, PD ka qenë e bashkuar dhe sërish mori rezultat zhgënjyes. Ndërsa shpreh bindjen se edhe në këto zgjedhje nuk do të ketë fitore.

 

Advertisement

“PD nuk futet kaq entuziaste në këto zgjedhje për arsyet e saj dhe është duke paguar një faturë që ja ka krijuar vetes për shumë vite me rradhë, për mos thënë për nje dekadë. Arsyet pse ne dolëm në skenën politike ishte fakti që lufta vëlla-vrasëse brenda tyre nuk po mbaronte. PD në vitin 2015 ka qenë e bashkuar, nuk e ka pasur këtë problem që ka pasur sot. Edhe prapë atëhere ka pasur një rezultat jo të mirë. Ky rezultat do jetë edhe më zhgënjyes. Uroj që të gjenden forcat dhe shpresat që diçka të ndryshoj”, tha Patozi.

 

Kreu i Bindjes Demokratike më tej komentoi edhe primaret në PD, për të cilat thas e ishin një proces hipokrit.

 

Advertisement

Primart, një proces hipokrit që nuk synonte bashkiomin e opoztës për të garuar përballë mazhorancës por kërkonte dominimin e PD. Në një farë mënyre ishte politikë e faktit të kryer dhe kjo e bëri të vështirë që faktorët opozitarë të bashkoheshin rreth një kandidati”, tha ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy