Problematikat me mbetjet/ Kumbaro: Shqipëria nuk është në standardin e duhur, bashkitë s’mbledhin dot taksat e pastrimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Problematikat me mbetjet/ Kumbaro: Shqipëria nuk është në standardin e duhur, bashkitë s’mbledhin dot taksat e pastrimit

Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro ka qenë e pranishme në Forumin që po mbahet për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve,  nga ku është shprehur se Shqipëria nuk është në standardin e duhur.

 

Sipas ministres, deri tani janë fituar disa beteja me mbetjet, por vijon përpjekja për të fituar luftën.

 

Advertisement

Kumbaro tha se ka ende bashki të cilat nuk mbledhin dot taksat e pastrimit.

 

“Jemi shumë mirë shumë pastër por jo aty ku duhet standardi. Në dokumentin e strategjisë kombëtare dhe në masterplanin në menaxhimin e mbetjeve. Por këtë vit në shkallë vendi është sjellë gjithnjë në vëmendje të opinionit publik. Që këto mbetje të mos bëjnë sikur s’i shohim, sikur s’ekzistojnë e vetëm shtohen. Të përmirësosh cilësinë e mbetjes do të thotë të përmirësosh standardin dhe të rrisësh shkallën.

 

Advertisement

Kjo do të thotë të nxitësh ekonominë qarkulluese dhe ne duhet të kemi prioritet pastrimin e fshatrave. Ne ja dolëm që në një vit të mbyllim rreth 15 vatra të paligjshme, janë pak por s’mund të mos përmend këtu Gjirokastër që digjeshin, Përmet etj. Kemi fituar disa beteja por jemi ende në përpjekje për të fituar luftën. Jemi larg një sistemi ku ndotësi paguan të jetë funksional, ka bashki që sot nuk mbledhin dot tarifat e pastrimit, që nga Tirana që ka 40 euro max dhe bashkitë e vogla që shkon 4-5 euro për familje, krahasuar me vendet e tjera evropiane tarifat e pastrimit në Shqipëri janë ndër më të ulëtat”, tha Kumbaro.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy