Profesor Rrokaj: Universitetet private dëmtuan rëndë arsimin e lartë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Profesor Rrokaj: Universitetet private dëmtuan rëndë arsimin e lartë

Pedagogu Shezai Rrokaj deklaroi në “Quo Vadis” se asnjë qeveri nuk e ka pasur prioritet arsimin, ndryshe nga ç’pretendojnë.

 

Ai ngriti edhe shqetësimin e largimit në masë të dijes njerëzore nga Shqipëria.

 

Advertisement

“Kush thotë që e ka pasur prioritet arsimin, ia ka futur kot. Asnjëherë, arsimi nuk ka qenë prioritar. Bashkë me të, është ajo që i ka ndodhur shoqërisë shqiptare, shpërbërja. Na ikën mësuesit më të mirë, shkencëtarët më të mirë. 25 për qind e forcave intelektuale, dija njerëzore, ndodhet në një efekt gati 50 për qind me këtë që kemi ne, ndodhet jashtë, në diasporë. Diaspora jonë e ka parë që Shqipëria nuk është një vend që mund të jetohet sepse krijon problematika të mëdha të sigurisë së jetës, shoqërore, shëndetësore etj. Shqipëria po plaket sepse ata që e shtojnë popullsinë dhe i japin dinamik po merren nga vende shumë të zhvilluara. I rritim fëmijë tanë, të cilët sot i shfrytëzon Gjermania e Italia.”

 

Më tej, Rrokaj ka treguar arsyet që sipas tij kanë çuar në dëmtimin e arsimit të lartë, njëra prej të cilave është edhe krijimi i uiversiteteve private.

 

Advertisement

“Universitetet private nuk lindën si nevojë e një komplimentariteti të pamundësisë së publikut për të realizuar edukimin, por u konsideruan si mjete për të siguruar një treg si gjithë tregjet e tjera. Qeveritë, në pamundësi për të furnizuar universitetet publike me atë që iu duhet, ia lanë privatit ta zhvillonte këtë sektor.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy