Protesta/ Balliu thirrje qytetarëve: Krimi po sundon vendin, dilni të gjithë në shesh për të mbrojtur jetën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protesta/ Balliu thirrje qytetarëve: Krimi po sundon vendin, dilni të gjithë në shesh për të mbrojtur jetën

Shefi i Organizimit në PD Klevis Balliu në një deklaratë për media është shprehur se krimi po sundon vendin, ndërsa policia nuk është në gjendje tu bëjë ballë.

 

Sipas Balliut, 2 mijë e 500 efektivë policie kanë dhënë dorëheqjen dhe po zëvendësohen me efektivë të pushtetit, militantë dhe patronazhistë të lidhur me bandat e krimit të organizuar.

 

Advertisement

Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që në datën 12 nëntor të dalin në shesh kundër kësaj qeverie.

 

Marrëveshja kriminale e Edi Ramës me krimin e organizuar për interesa elektorale dhe monetare, ka cënuar sigurinë e jetës së qytetarëve shqiptarë.

 

Advertisement

Në pak ditë një nga zonat më të populluara në Tiranë, kanë ndodhur dy vrasje, duke vënë në rrezik jetën e familjareve të asaj zone.

 

Dje në Lushnje bandat kriminale kërcënuan me tritol, dhe vetëm pak minuta më pas një tjetër shpërthim me tritol ndodhi në zonën e Fushë Krujës. Si gjithmonë nuk ka autorë ose ata largohen në drejtim të paditur.

 

Advertisement

Ndërkaq Policia e Shtetit është në një situatë dramatike dhe në pamundësi totale për t’u përballur me bandat dhe krimin.

 

Raportet mediatike dhe burimet zyrtare tregojnë se 2 mijë e 500 efektivë policie kanë dhënë dorëheqjen, pasi kushtet në punë janë mjerane.

 

Advertisement

Ndërkohë këta efektivë policie të ndershëm po zëvendësohen me efektivë të pushtetit, militant dhe patronazhistë të lidhur me bandat e krimit të organizuar.

 

Në çdo përplasje të bandave dalin efektive policie të implikuar, ata nuk përfaqësojnë Policine e Shtetit por ata përfaqësojnë policine e pushtetit.

 

Advertisement

Kjo situatë alarmante për sigurinë e jetës së qytetarëve na thërret të gjithëv të reagojmë për të mbrojtur jetën e qytetarëve të ndershëm të vendin tonë.

 

Me një qeveri që sulmon shetin ligjor dhe Policinë e Shtetit, për ta zëvendësuar me policinë e pushtetit, Shqipëria dhe shqiptarët janë në rrezik.

 

Advertisement

Mblidhuni më 12 nëntor për të protestuar për sigurinë e cënuar, policinë e kthyer në ankes të kuzhinës politike, dhe barrë të tjera në shpinën tuaj, dhuratë e një qeverie që ka kryeministër, por nuk ka krye.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy