Protesta e 7 Korrikut/ Fatbardh Kadilli: Politikanët e konsumuar nga pushteti nuk mund të jenë zëri i shqiptarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protesta e 7 Korrikut/ Fatbardh Kadilli: Politikanët e konsumuar nga pushteti nuk mund të jenë zëri i shqiptarëve

Ish kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli është shprehur se protesta opozitare e thirrur nga Sali Berisha për në 7 korrik nuk do të krijojë një terren bashkimi për PD.

 

Në lidhje të drejtëpërdrejtë me edicionin qëndror të lajmeve në ‘Vizion Plus’, Kadilli tha se protestat opozitare janë përdorur për interest personale të drejtuesve, si në kohën kur në krye të saj ishte drjetues, Lulzim Basha po ashtu edhe Sali Berishsa.

 

Advertisement

Në mbyllje të fjalës së tij Kadilli theksoi se politikanët e konsumuar nga pushteti nuk mund të jenë zëri i shqiptarëve.

 

 

“Protesta nuk krijon një terren bashkimi pavarësisht se është një mundësi e mirë për të shprehur interesat e të gjithëve që mund të jenë të pranishëm. Prostesta e thirrur nga Berisha kërkon të rikonfirtmojë prezencën e PD si parti dhe anëtarët e partisë duan të shikojnë nëse ekziston ende partia e tyre. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në vitin 2017 kur thirjeve për protest iu përgjigjën shumë njerëz. Ky është një qëllim minimal që I interteson më shumë PD se demokratëve.”

Advertisement

 

Pyetjes se pse nuk po ribashkonhet Partia Demokratike Kadilli iu përgjigj se kjo ndodh për shkak të politikave të përdorura nga kryetarët e saj.

 

“Sepse është zgjehur nga Berisha sjellja e ndarjes, e tillë ishte edhe e Bashës, unë kam qenë i qartë që të dy këta burra duan të përdorin PD për interest e tyre personale se sa për të dhënë mundësinë opozitare, konkuruese kundër qeverisë së Edi Ramës. Objektivi i tyre është mbajtja nën kontroll e PD. PD nuk është as më e fortë as më e bashkuar , nuk është as partia më e hapur. Ne kemi patur një protest edhe nga shoqëria civile por aty nuk ka pasur vend as për Berishën, Bashën, apo Metën. Politikanët shqiptarë të kosnumuar nga pushteti e kanë të pamundur të jeni zëri i shqiptarëve.”

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy