Protesta e opozitës dhe vula e PD, policia “merr në mbrojtje” Gjykatën e Apelit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protesta e opozitës dhe vula e PD, policia “merr në mbrojtje” Gjykatën e Apelit

Policia e Shtetit ka marrë masa për tubimin e opozitës që pritet të nis në orën 12:00. Nga të dhëna paraprake bëhet me dije se në terren do të jenë rreth 1500 efektivë police. Uniformat blu kanë nisur përgatitjet dhe po krijojnë kordone në institucionet ku pritet të ketë prezencë protestuesish.

 

Të parët që do të jenë përballë protestuesve janë Forcat e Rendit. Ndërkohë në gatishmëri do të jenë dhe forcat “Shqiponja”, FNSH por dhe mjetet e rënda të policisë. Në rast agravimi të situatës policia do të ndërhyjë dhe me mjete të tjera, si ujëhedhësë.

 

Advertisement

Një ndër insitucionet e marra në “mbrojtje” nga efektivët e policisë është dhe Gjykata e Apelit. Këtë të premte ky institucion pritet të marrë një vendim mjaft të rëndësishëm për të ardhmen e kësaj force politike, atë se kujt i përket vula e Partisë Demokratike.

 

Protestuesit pritet që të mblidhen para selisë blu, ku do iu bashkohet lideri demokrat, Salli Berisha. Më pas do të marshojnë drejt sheshit “Skënderbej” dhe ai “Nëna Tereza”, për tu bashkuar përpara Kryeministrisë.

 

Advertisement

Nga ora 10:00 e kësaj të premteje polica ka bllokuar disa nga rrugët kryesore. Në një njoftim zyrtar u bë e ditur se do të bllokohet qarkullimi në rrugët: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

 

Qytetarë nga vende të ndryshmë të vendit do t’i bashkohen thirrjen së ish-kryeministrit Sali Berisha për të protestuar. Ndërkohë ambasada amerikane ka paralajmëruar përmes një njoftimi zyrtar qytetarët e saj që të evitojnë tubimet.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy