![Protesta e opozitës/ Forcat e Rendit ‘blindojnë’ parlamentin (Foto)](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2023/02/WhatsApp-Image-2023-02-16-at-9.15.51-AM-533x400.jpeg)
Punonjësit e Policisë së Rendit kanë mbërritur në ambjentet e jashtme të parlamentit një orë para nisjes së protestës së opozitës.
Gjithë perimetri i godinës së seancave plenare do të jetë i rrethuar me uniforma blu, ndërsa në të gjithë zonën janë shtuar masat e sigurisë.
Në vijën e parë do të qëndrojnë forcat e rendit dhe të njësisë “Shqiponja”, ndërsa ato të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA do të jenë të dislokuara në pjesën e anësore të parlamentit.
Protesta pritet të nisë në orën 10:00 ndërsa përpara, kreu i PD Berisha do të mbajë një takim në selinë blu.
Kjo është protesta e tretë brenda pak ditës e organizuar nga opozita për rrëzimin e qeverisë.
Në protestën e fundit u shënuan edhe tensione mes protestuesve dhe frocave të rendit.