
Policia ka shoqëruar në komisariat 3 persona, pas protestës që u mbajt pasditen e kësaj të hëne para Parlamentit.
Protestuesit, u shoqëruan pas incidenteve që u krijuan me hedhjen e flakadanëve dhe përplasjet me efektivët e policisë.
Advertisement
Deri tani, nuk ka informacione mbi identitetin e tyre dhe pritet të shihet nëse do të ketë të tjerë persona të shoqëruar në komisariat.
Blutë, ashtu si në protestën e të shtunës, edhe sot ka mbajtur nën monitorim tubimin, duke identifikuar personat që kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të oborrit të Kuvendit dhe policëve.
Advertisement