Protesta për Inceneratorët/ Brisejda Sejdia: SPAK të hetojë. Ai larva në krye të Bashkisë…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protesta për Inceneratorët/ Brisejda Sejdia: SPAK të hetojë. Ai larva në krye të Bashkisë…

Në protestën e sotme të zhvilluar tek Inceneratori i Tiranës, koordinatorja e Luftës Anti-Korrupsion në Partinë e Lirisë, Briseida Shehaj i bëri thirrje SPAK që të hetojë në mënyrë që të vendoset drejtësia në vend.

 

Teksa mori fjalën para protestuesve, Sejdia ka quajtur larvë Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj për të cilin tha ‘E kam për atë larvën në krye të bashkisë së Tiranës që mendon se do na kërcënojë që të heshtim’.

 

Advertisement

“Në 1 nëntor të 2017 firmoset kontrata midis Arjola Kodrës dhe Klodian Zotos. Kontrata ka një aneks që trego se sa do të marrë Klodian Zoto. Deri tani Zoto nga korriku i vitit 2018 deri ën shtator të 2021 për këto shkurre ka marrë 27 mln euro. Kemi bimë, shkurre, ca zyra dhe një mensë. Ditët në vijim do t’i bëjmë të gjitha publike. E kam për atë larvën në krye të bashkisë së Tiranës që mendon se do na kërcënojë që të heshtim, mendojnë se jemi si tregu i gjësë së gjallë që na marrin dhe shesin por ne nuk ndalemi, drejtësinë do ta kërkojmë sot, thirrje miqësore edhe për SPAK nesër do jetë vonë, shqiptarët do bëjnë drejtësi vetë”, tha Briseida Shehaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy