Protestë për traun në Divjakë/ Qytetarët dhe krerët e PD përplasen me policinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protestë për traun në Divjakë/ Qytetarët dhe krerët e PD përplasen me policinë

EDUART SHARKA

 

KRYETAR i PD LUSHNJE

Kur qeveria del kundër vullnetit të popullit na takon ne të vendosim drejtësi. Hajde ta heqim cuna.  

Advertisement

 

Tentativat e qeverisë për vendosjen e traut me pagesë në parkun e Karavastasë ne Divjake u  shoqëruan me tensione mes protestuesve dhe policisë.

 

Pse e prek me dorë? Kush je ti që e shtyn? Pse e acaron situatën?

Advertisement

 

Këto janë momentet kur banorët e Divjakes te mbeshtetur nga depuetja e opozites Ilda Dhori,  drejtues lokal te PD-se kesaj bashkie por edhe te Lushnjes, përplasen me policinë.

 

Ata kundërshtuan për të disatën ditë me radhë taksën që po planifikohet të vendoset në hyrje të parkut. Në shenjë revolte protestuesit zhvendosën kabinën ku do të mblidhen taksat.

Advertisement

 

Protestuesit i kërkuan qeverisë që të tërhiqet nga ky vendim pasi pengohet lëvizja drejt zonës së plazhit.

 

1- Zoti kryeminister ketë park e ka mbrojtur populli i Divjakës. Kjo është rrugë nacionale. Une nuk kam lek që të paguaj për të ikur në plazh. Një pesë lekeshe që kam pi na një kafe këtej.

Advertisement

 

2- Poshtërsi. Turp të kenë të gjithë. Nga Erion Braçja tek Kryeministri.

 

 

Advertisement

Tubimit iu bashkua edhe dega e Partisë Demokratike.

 

EDUARD SHARKA – KREU I DEGES SE PD, LUSHNJE

Instrumenti që ka në dorë qytetari është mosbindja civile, ketë që ne e demonstruam sot. Uroj të merret në konsideratë nga instancat përkatëse dhe të anullohet ai urdhër administrativ që nuk ka sens dhe është krejt pa sens. Se me logjik i bie të vendosim tra kudo, ne cdo fshat ne cdo plazh.

Advertisement

 

Autoritetet kanë vendosur një tarifë prej 50 lekësh për çdo vizitor që hyn në zonën e parkut, dhe 150 lekë për automjetet.

 

Sipas ministrisë së Mjedisit, gjenerimi i fondeve për këtë zonë ka qenë në nivele minimale, duke mos mjaftuar për të kontrolluar dhe menaxhuar fluksin e vizitorëve. Të ardhurat e mbledhura përmes vendosjes së një tarife, sipas autoriteteve,  do të krijojnë kushtet për një mirëmenaxhim të parkut.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy