PS feston fitoren e Elbasanit/ Llatja: Rezultatin nuk e dyshuam kurrë, vendosëm një tullë në ndërtimin e vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PS feston fitoren e Elbasanit/ Llatja: Rezultatin nuk e dyshuam kurrë, vendosëm një tullë në ndërtimin e vendit

Gledis Llatja, kryetari i konfirmuar në detyrë për të dytin mandate radhazi në Elbasan ka mbajtur fjalën e tij të parë pas shpalljes së rezultatit. Përpara mbështetësve të tij në Elbasan, Llatja theksoi se rezultatin nuk e kishte vënë kurrë në dyshim, ndërsa shton se çdo votë është një tullë për zhvillimin që Elbasani do të marrë në 4 vitet e ardhshme.

 

“Kemi bërë fushatën më të bukur që është parë në Elbasan dhe kjo është vlera e fitores. Ka një simbol, Glei dhe PS. Këtë fitore e meritoni të gjithë.

 

Advertisement

Kemi qenë  vjet bashkë, kemi punuar me të gjithë. Ky është rezultati, që ditën e parë që kemi ardhur kemi qenë të sigurt për fitoren dhe se kemi vënë kurrë në dyshim. Populli i Elbasanit s’na hedh punën poshtë. Kjo është fitorja e të gjithëve ju. Sot secili nga ju ka një tullë te zhvillimi që do të marrë Elbasani në 4 vitet e ardhshme. Gjithsecili nga ju ka treguar që jeni qytetar model. Unë kam një falenderim të veçantë, për skuadrën fituese që e kemi pasur dhe e kemi në krah në këtë fitore të thellë.”- tha ai.

 

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ, Gledian Llatja ka marrë 55.03% ndërsa Luçiano Boçi 44.97%.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy