PS “uzurpon” edhe Këshillat Bashkiakë; forcë e parë në 55 Bashki

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PS “uzurpon” edhe Këshillat Bashkiakë; forcë e parë në 55 Bashki

Partia Socialiste rregjistron fitoren e dytë të thellë pë vendoret e 14 majit. Pas bashkive, ajo rrëmben edhe këshillat bashkiakë. Kur procesi i numërimit të votave për qeveritë e reja vendore është drejt fundit, socialistët janë forcë e parë në të paktën 55 bashki. Diferenca me kundërshtarin e tyre kryesor, koalicionin “Bashkë Fitojmë”, në të shumtën e bashkive kryesore është e madhe.

 

Nga 11 qendër qarqet, pra në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Berat, Lezhë dhe Dibër,  Partia Socialiste është forcë e parë politike. Me një numër shumë më të ulët këshilltarësh bashkiakë, i dyti është koalicioni “Bashkë Fitojmë”, ndërsa vendi i tretë ndahet mes Partisë Demokratike dhe asaj Social-Demokrate.

 

Advertisement

Nga vota e numëruar deri më tani koalicioni “Bashkë Fitojmë” është humbës në të gjitha bashkitë. Madje dyshja Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk janë forcë e parë politike në asnjë prej bashkive të fituara nga ato në garën për kryebashkiakë.

 

Konkretisht në Himarë, Kavajë, Has,  Memaliaj, Mirditë, Fushë-Arrëz dhe Pukë opozita nuk ia doli të ketë shumicën e qeverisë vendore. Ato janë ndarë mes tre partive, asaj socialiste, agraro-ambientaliste dhe social-demokrate.

 

Advertisement

Supriza e këtyre zgjedhjeve është partia e Tom Doshit. Në  dy bashki Vau i Dejës dhe Pukë, partia Social- Demokrate ka shumicën e këshilltarëve bashkiakë, ndërsa në disa të tjera të veriut si në Shkodra, Lezhë apo Dibër është mes forcës së dytë dhe të tretë politike.

 

Kjo e dhënë na tregon se Tom Doshi, aleati i heshtur i Edi Ramës ka qenë një faktor i rëndësishëm në fitoren e socialistëve në të paktën tre qendër qarqe, Shkodër, Lezhë dhe Dibër.

 

Advertisement

Po aq PSD edhe pse me një fushatë të padukshme elektorale, ka marrë mandate edhe në disa bashki të tjera të vendit deri në ato në jug të vendit. Demokratët e Enkelejd Alibeaj mbeten humbësit e mëdhenj edhe në këshillat bashkiakë. Forcë e tretë në rang vendi dhe në disa bashki edhe e katërta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy