Punësimi i mësuesit pedofil në Berat, Kushi firmos urdhrin: Ndalohen të japin mësim…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Punësimi i mësuesit pedofil në Berat, Kushi firmos urdhrin: Ndalohen të japin mësim…

Duke marrë shkas nga rasti i fundit i shkarkimit të mësuesit në Berat, i cili ishte rikthyer në detyrë edhe pse disa vite më parë ka qenë i dënuar për pedofili dhe ngacmim seksual, ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka firmosur një ligj të ri.

 

Ajo shprehet se ka nënshkruar menjëherë ndryshimin e udhëzimit që ndalon aplikimin dhe konkurrimin për të punuar si mësues të personave të dënuar, për të cilët gjykata ka marrë vendim të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale kundrejt të miturve apo për kryerjen e një vepre penale që lidhet me institucionet arsimore.

 

Advertisement

Sipas Kushit, ky vendim shmang rrezikun që mund t’iu vijë nxënësve nga persona që nuk garantojnë integritet të lartë moral dhe lirgjor.

 

Njoftimi:

Personi në fjalë ishte rikthyer në detyrë edhe pse disa vite më parë ka qenë i dënuar për pedofili dhe ngacmim seksual, në dy raste të përsëritura.

Advertisement

Duke marrë shkas nga rasti i fundit i punësimit në Berat të një mësuesi që shkaktoi zemërim të lartë publik, sot  firmosa menjëherë ndryshimin e udhëzimit që ndalon aplikimin dhe konkurrimin për të punuar si mësues të personave të dënuar, për të cilët gjykata ka marrë vendim të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale kundrejt të miturve apo për kryerjen e një vepre penale që lidhet me institucionet arsimore.

Ky vendim shmang rrezikun që mund t’i vijë nxënësve tanë nga  persona që nuk garantojnë integritet të lartë moral dhe ligjor. Angazhohemi që të vijojmë me një punë akoma më intensive për të ndërmarë iniciativa të tjera ligjore që garantojnë më shumë mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve tanë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy