“Putin dhe Dodik ‘mega-kërcënim’ për BeH”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Putin dhe Dodik ‘mega-kërcënim’ për BeH”

Gjatë vizitës së djeshme në Sarajevë, kancelari austriak Karl Nehammer (ÖVP) theksoi se Bosnja dhe Hercegovina nuk duhet të përfshihet në konfliktin ukrainas dhe se Austria, gjithashtu me mbështetjen e misionit ushtarak të BE-së EUFOR, “nuk do ta lërë BeH-në të qetë”.

Nehammer u takua me presidencën shtetërore prej tre anëtarësh, e cila përfshin “nacionalistin pro-rus Milorad Dodik”, i cili është duke u përgatitur me partinë e tij SNSD që nga vjeshta “ligje konkrete që çojnë në shpërbërjen e institucioneve të përbashkëta shtetërore dhe shkatërrimin e shtetit të BeH”.

Ai shtoi se Dodik sapo i kishte thënë Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, i cili ishte gjithashtu në Sarajevë, se ai nuk do t’i shfuqizonte ligjet.

600 milionë euro për Dodik-un

Advertisement

“Pavarësisht refuzimit të Dodik-ut për të respektuar Kushtetutën dhe për të shfuqizuar ligjin, pavarësisht kërcënimeve për shkëputje prej vitesh dhe pavarësisht se është në kontakt të ngushtë e të drejtpërdrejtë me regjimin rus, BE-ja deri më tani nuk ka zhvilluar asnjë strategji për të shmangur përshkallëzimin, por vazhdon politikën e saj të koncesione me çdo kusht”.

“Dodik-ut iu ofruan së fundmi 600 milionë euro nga komisioneri hungarez i BE, Olivér Várhelyi në disa raste nëse përfaqësuesit serbë kthehen në institucione. Vetë Várhely u dërgua nga kryeministri hungarez Viktor Orbán, i cili mbështet Dodik-un dhe politikën e tij”, përcjellë Deutsche Welle.

Kur është pyetur nga gazeta Standard, Komisioneri i BE-së tha: “Komisioni u ka kërkuar në mënyrë të përsëritur përfaqësuesve të Republikës Srpska-s që të kthehen plotësisht në institucionet shtetërore”.

“Komisioni synon të nënshkruajë marrëveshje përkatëse për ndarjen e fondeve për dy investime (paketat e investimeve për rrugë dhe lidhjet hekurudhore) me vlerë 600 milionë euro vetëm pas përfundimit të krizës politike, me kusht që përfaqësuesit e Republika Srpska të kthehen në institucionet shtetërore”.

Advertisement

Marrëveshja Putin-Dodik dhe kërcënimi i BeH

Ambasada ruse njoftoi së fundmi se Putin-i dhe Dodik-u kanë nënshkruar një marrëveshje në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, e cila tani duhet të zbatohet gradualisht. Në kontekstin e luftës kundër Ukrainës, ka shqetësime se Dodik-u mund të shpallë pavarësinë e Republikës Srpska-s kur ligjet e para për shpërbërjen e institucioneve shtetërore të hyjnë në fuqi në muajin maj.

Ekzistojnë gjithashtu shqetësime se Dodik-u më pas mund t’u bëjë thirrje anëtarëve serbë të Gjykatës Kushtetuese të japin dorëheqjen, duke e bërë Gjykatën Kushtetuese jofunksionale.

Së treti, ka shqetësime se Kremlini mund të njohë pavarësinë e Republikës Srpska-s, analoge me “republikat popullore” të Luganskut dhe Donetskut, shkruan gazeta vjenezë Standard.

Advertisement

Gjithashtu thuhet se ekspertët e sigurisë kanë paralajmëruar prej muajsh se Kremlini, me ndihmën e Dodik-ut dhe miqve të tij, mund të hapë një front tjetër destabilizimi në Ballkan.

Bosnja dhe Hercegovina, ashtu si Serbia, kohët e fundit nuk e mbështetën vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, gjë që Moska e mirëpriti.

Megjithatë, ambasadori rus në Sarajevë, Igor Kalabukhov, në përgjigje të pyetjeve të mediave se çfarë do të bënte Kremlini nëse Bosnja dhe Hercegovina anëtarësohej në NATO, ka thënë: “Nëse vendos të bëhet anëtare e ndonjë gjëje, kjo është një çështje e brendshme. Por gjëja tjetër është reagimi ynë”.

Ai ka thënë se Rusia ka treguar se çfarë mund të presë me shembullin e Ukrainës duke theksuar se Moska do të reagojë nëse ka ndonjë kërcënim në Bosnje dhe Hercegovinë. Kjo përsëri u perceptua si kërcënim në Sarajevë, shkruan Standard.

Advertisement

Deklaratën e ambasadorit rus e ka përcjellë edhe gazeta gjermane me tirazhin më të madh, Bild, e cila shtron pyetjen nëse ky është një “kërcënim mega” për BeH-së.

Ligji zgjedhor dhe polarizimi

Krahas situatës problematike gjeopolitike, politikanët boshnjakë janë të detyruar sërish të negociojnë një ligj zgjedhor. Sepse këtë javë, Angelina Eichhorst nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) mbërriti sërish në Sarajevë, shkruan Standard.

Artikulli sqaron se kur bëhet fjalë për reformën zgjedhore, bëhet fjalë për futjen e përmirësimeve teknike nën numër një për të parandaluar mashtrimet dhe manipulimet. Nën dy, bëhet fjalë për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, të cilat parashikojnë heqjen e diskriminimit ndaj hebrenjve, romëve dhe minoriteteve të tjera.

Advertisement

“Por të dyja këto çështje janë nën hijen e një teme tjetër të rëndësishme për HDZ-në nacionaliste-kroate”. Ndërmjetësuesit e BE-së e kanë marrë qëllimin e HDZ-së si të tyrin, megjithëse ajo kërkon të sigurojë që në të ardhmen një përfaqësues i HDZ-së të ulet në presidencën e BeH-së si një kroat dhe jo si deri tani jo-nacionalisti Zheljko Komshiç. Lobi i partisë simotër HDZ në BeH po e shtyn këtë temë shqetësuese për HDZ-në kroate si në Parlamentin e BE-së ashtu edhe në organet e tjera të BE-së.

Negociatat mbi ligjin zgjedhor prej muajsh kanë shkaktuar tension në BeH, sepse ndërmjetësit e BE-së po mbështesin qartë HDZ-në, sipas një artikulli në një gazetë vjeneze.

Cirku në BeH

Më tej në tekst thuhet se socialdemokrati Vojin Mijatoviç protestoi me një letër të hapur kundër qasjes së BE-së, e cila pasqyrohet në ndërmjetësimin e Angelina Eichhorst dhe në të cilën ai e akuzon atë për krijimin e një “cirku” në BeH për muaj të tërë, dhe se ka mbështetur kriminelët dhe etno-strukturat nacionaliste.

Advertisement

“A e dini se e përkrahni politikën nacionaliste në Bosnje dhe Hercegovinë, e cila mbron luftën dhe shpërbërjen e një shteti të pavarur?”, kishte pyetur Mijatoviç në letër.

Sipas tij, Eichhorst nuk përfaqëson politikën zyrtare të BE në BeH, ku ka ftuar një debat për këtë në Bruksel.

Deri atëherë përshëndetje nga një serb dhe boshnjak nga Banja Lluka, për të cilët ky vend është më i rëndësishëm se Bashkimi Evropian, të cilin fatkeqësisht ju e përfaqësoni, për turp të të gjitha vlerave evropiane”, ka shkruar Mijatoviç, transmeton Standard.

Deutsche Welle

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy