Qershitë e pashitura/ Rama-fermerëve: Mësoni nga strategjitë e njëri-tjetrit! Ministria të ndërtojë ura komunikimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qershitë e pashitura/ Rama-fermerëve: Mësoni nga strategjitë e njëri-tjetrit! Ministria të ndërtojë ura komunikimi

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një takim me një grup ekspertësh ku në fokus është teknologjia në fushën e bujqësisë.

 

Rama foli për qershitë, që fermerëve iu mbeten pashitur, ai ngre pyetjen se përse njëri shet dhe tjetri jo, kur operojnë në të njëjtin terren dhe me të njëjtën krizë.

 

Advertisement

Sipas Ramës fermerët duhet të shkojnë tek ata më të suksesshmit dhe t marrin nga strategjitë e tyre. Ndërkohë kryeministri tha se një pjesë e përgjegjësisë i takon edhe Ministrisë tha kreu i qeverisë, që të ndërtojë ura komunikimi.

 

“Edhe këtu në territorin e bujqësisë sonë, sot ka jo pak shembuj zhvillimi dhe suksese përmes vënies në mënyrë të veçantë të dijes. Nëse shikojmë standardet, prodhimtarinë, teknologjinë e ekselencës europina serat e prodhimet e Josfit janë pjesë e kësaj ekselence.

 

Advertisement

E gjitha lidhet me dijen, sepse vullnet për të punuar tokë m kanë edhe të tjera, nuk është se atyre s’dalin dhe i shihnim në tv dhe hedhin prodhimet duke ua kërkuar ti blejë shteti, nuk i mungon vullneti për punë, edhe vullnetin e kanë edhe djersën e kanë derdhur, por ajo çka bën diferencën është dija, e cila lidhet me informacionin. Këtu i takon qeverisë të bëjë edhe më shumë, ministrisë së bujqësisë, për të komunikuar, shpjeguar, njoftuar, i takon edhe vetë fermerëve. Nuk ka nevojë të na dëgjoje ne, të shohin si bëjnë tjerët, dalin ën paje ca fermerë se hedhin qershitë se nuk i shesin sot, bërtasin për çmimet, subvencionet. Do ishte shqetësues nëse ndodh me gjithë Shqipërinë, në të njëjtin territor ka të tjerë që në këtë kohë bëjnë sukses, më shumë sukses si rezultat i rritjes së çmimeve. Cili është dallimi mes të parëve dhe të dytëve.

 

Pse për të njëjtin vullnet përkushtim, disa e hedhin prodhimin dhe disa bëjnë të ardhura të larta, është i njëjti shtet, qeveri struktura, dobësi dhe ja ku janë dy realitete. Ca duhet bërë këtu, e para ata fermerë duhet të marrin mundimin dhe të shkojnë të tjerët dhe tu thonë si e bëni këtë dhe ta shikojnë atje sesi ndodh kjo dhe e dyta i takon ministrisë AZHBR që të ndërtojnë ura komunikimi, kanale informacioni për të transferuar dijen”, tha Rama.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy