Bëni Like Struga.info në Facebook


Qetësohet situata nga reshjet në Lezhë, rreth 230 ha tokë ende nën ujë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qetësohet situata nga reshjet në Lezhë, rreth 230 ha tokë ende nën ujë

Është qetësuar situata nga reshjet e shiut në territorin e qarkut të Lezhës.

 

 

Gjatë orëve të fundit reshjet kanë qenë me intensitet të ulët, rreth 11 mm shi megjithatë rreth 230 hektarë tokë mbeten ende nën ujë.

Advertisement

 

 

Nuk raportohet për problematika me energjinë elektrike ndërsa nuk ka akse rrugore të bllokuara.

 

Advertisement

 

“Kuota lumit Drin është në nivelin +0.6 m, nga +2.0 m që është kuota kritike, (Kemi rrënie me 0.1 m, nga darka), kurse kuota e lumit Mat vazhdon të kete gjendje të ngritur duke shkuar tek normalja, për shkak të shkarkimeve të H/C Ulëz e Shkopet, 220 m³/s, kurse nga Diga Qafë Mollë e H/C mbi lumin Fan është rreth 39 m³/s, por pa krijuar probleme.

Hidrovoret janë gadishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë hidrovorët e mëposhtëm.

Hidrovori Balldre kuota -1.8 m (-1.5 m ) kuota kritike.

Advertisement

Hidorvori Tale kuota – 0.3 m nga (- 1.0 ) m kuota kritike.

Hidrovori Shllinza kuota -1.4 m nga – 0.5 m kuota kritike.

Hidrovoret e tjerë punojnë për ruajtjen e kuotave, sipas rastit.

Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin raportohet:

Advertisement

Në ish kënetën Gjonëm vazhdon të kemi rreth 30 ha tokë të përmbytur.

Nga strukturat e MC të bashkisë  Lezhë, raportohet:

Në ish kënetën e Torovicës, njësia administrative Balldren, vazhdon të kemi të përmbytur akualisht rreth 100 ha.

Në njësinë adminstative Zejmen vazhdon të kemi kemi rreth 100 ha toke bujqesore te permbytura ne ish kënetën Spiten –Tresh.

Advertisement

Në total si qark kemi rreth 230 ha tokë bujqësore të përbytur. (30 ha bashkia Kurbin dhe 200 bashkia Lezhë).

Nga strukturat e MC të bashkisë  Mirditë, raportohet:

Situata në bashkinë Mirditë paraqitet e qete. Reshjet e shiut janë me intensitet të ulët.

Probleme të furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pishëm nuk raportohen.

Advertisement

Akse rrugore të bllokuara nuk raportohen. 

Gjendja e digave të ujëmbledhësave është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e MC të bashkive, deri tani nuk raportohen problem.

Edhe gjatë ditës së sotme struktuat e MC të bashkive të qarkut Lezhë, do të jenë në terren për të  ndjekur situaten dhe problematikat.

Ne zbatim të detyrave të deleguara nga Prefekti i Qarkut Lezhë situata është nën monitorim të vazhdueshëm.”

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy