Qeveria bën gati ‘Pakon e Madhe’ për 1 milionë qytetarë/ Rama: Do të mbyllet brenda ditës së sotme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qeveria bën gati ‘Pakon e Madhe’ për 1 milionë qytetarë/ Rama: Do të mbyllet brenda ditës së sotme

Kryeministri Rama ka ndarë një lajm të mirë më qytetarët.

 

 

Përmes një reagimi në Facebook, Rama njofton se qeveria po bën gati një pako të madhe  në mbështetje të 1 milionë qytetarëve në vend .

Advertisement

 

 

Pakoja parashihet të kapë shifrën mbi 8 miliardë dollarë dhe do të shpërndahet në ditët e para të janarit.

 

Advertisement

 

Nga kjo pako dotë përfitojnë pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, posaçërisht nënat kryefamiljare në skemën e ndihmës ekonomike, paraplegjikët, tetraplegjikët, personat me aftësi të kufizuara, invalidët e punës, po edhe për punonjësit e shtetit.

 

 

Advertisement

Reagimi i plotë:

GËZUAR

Qeveria po mbyll Pakon e Madhe në mbështetje të 1 milionë individëve, për të lehtësuar ndjeshëm daljen e familjeve shqiptare nga ky dimër i ngarkuar, duke zeruar efektin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë për pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, posaçërisht nënat kryefamiljare në skemën e ndihmës ekonomike, paraplegjikët, tetraplegjikët, personat me aftësi të kufizuara, invalidët e punës, po edhe për punonjësit e shtetit – duke dhënë më shumë për ata që fitojnë më pak, por pa lënë askënd pa mbështetje.

Pakoja e Madhe, e cila parashihet mbi 8 miliardë lekë në dorë për të gjithë individët e përfshirë, do të mbyllet brenda ditës së sotme dhe do të shpërndahet e gjitha në ditët e para të janarit.

Advertisement

Kjo është qeveria e shumicës, jo e disave dhe faktet e shifrat thonë se volumi i mbështetjes financiare të atyre që fitojnë më pak apo të shtresave në nevojë, në vitet e qeverisjes sonë (pa llogaritur fondet masive të Rindërtimit pas tërmetit apo të Luftës me pandeminë) është disafish më i lartë se sa në tërë qeveritë e mëparshme të marra së bashku

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy