Qytetarja-Kryemadhit: Kisha vëllain në spital, paguanim vetëm lekë ose do e linin të vdiste

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qytetarja-Kryemadhit: Kisha vëllain në spital, paguanim vetëm lekë ose do e linin të vdiste

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi mëngjesin e sotëm vizitoi disa biznese të vogla në Njësinë numër 5 Tiranë.

 

Qytetarët i shprehën drejtueses së LSI problematikat e tyre, raporton Vizion Plus.

 

Advertisement

“Unë kam qenë gjithmonë në anën tuaj. Këto nuk i kam dashur asnjëherë. Këto janë selektive, vijnë këtu për një vazo lulesh që vënë në rrugë, vënë 50 mijë lekë gjobë. Nuk e lënë rininë të punojë. I kanë dhënë stres. Nuk di rinia nga të shkojë.  Shkoj  punoj atje marr  vetëm 100 mijë lekë. Kjo është një qeveri e poshtër dhe kurrë mos i lini të vjedhin votën.

 

Qytetari iu ankua Kryemadhit edhe për shërbimin spitalor, ku sipas tij duhet të paguajë para.

 

Advertisement

Në spital kam qenë kam pasur vëllain atje, turni i parë, turni i dytë, turni i tretë vetëm lekë paguanim se ndryshe e linin të vdiste. Siç e  vdiqën një person dhe isha aty prezente. Dhe i thashë trup të keni sepse ju nuk punonin me djersë. Kudo ku shkojmë duan lekë.”

 

Kryemadhi duke bashkëbiseduar me qytetarët tha se këto ankesa e shqetësimë janë arsye pëse të gjithë duhet të shkojmë në kutitë e votimit në 25 prill dhe prandaj duhet ta rrëzojmë këtë qeveri, që mos ti shkojë më në mendje njeriu që të bëjë këto gjëra.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy