“Rama ka frikë nga debati”/ Berisha: Socialistët i tremben përballjeve për shkak të korrupsionit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Rama ka frikë nga debati”/ Berisha: Socialistët i tremben përballjeve për shkak të korrupsionit

Lideri i opozites, Sali Berisha denoncoi mungesen e perballjeve publike mes kandidateve socialiste dhe kandidateve te koalicionit “Bashke Fitojme” per 61 bashkite e vendit. Gjate nje deklarate per mediat, Berisha theksoi se eshte pergjegjesi e te gjithe aktoreve politike per te bere transparence para qytetareve, duke akuzuar socialistet se refuzojne perballjen.

 

SALI BERISHA

 

Advertisement

KRYETAR I PD

 

“Një fushatë mediatike pa debat është një terr i vërtetë për qytetarët shqiptarë të cilët dënohen të dëgjojnë fjalime të stisura, të mbushura me mashtrime nga rilindasit, dhe nuk kanë mundësi për asnjë lloj llogaridhënie, transparence.”

Sipas Berishes, mazhoranca socialiste refuzon te perballet me opoziten per shkak te korrupsionit te saj.

Advertisement

 

“Refuzimi i debatit ka në bazë krimet e maëdha ekonomike, vjedhjen e madhe të Edi Ramës dhe përfaqësuesve të tij vendorë. Ka në bazë vjedhjen e miliarda eurove me tendera në masën 80-90% në shkelje flagrante te ligjeve të vendit.”

 

Kur nga zgjedhjet na ndajne vetem 12 dite, berisha u shpreh i bindur ne fitoren e opozites ne garen per 61 bashkite e vendit.

Advertisement

 

Garantoj shqiptarët se 14 maji është dita e vendimit pa kthim për largimin e Edi Ramës nga skena politike si hajduti, si qeveritari që vodhi më shumë shqiptarët në tërë historinë e tyre. Njëkohësisht dhe si qeveritari që shkelmoi njësoj si tradhëtar interesat e tyre kombëtare dhe qytetare.”

Sipas liderit historik te se djathtes 14 maji eshte dita kur qytetaret do te votojne per rikthimin e pluralizmit, pasi per 4 vjet PSka pasur te gjitha bashkite e vendit, me perjashtim te Shkodres.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy