
Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Japoni, kryeministri Rama u takua me kryetarin e kuvendit.
Gjatë bisedës, Rama shoqërohej nga ministret e Ekonomisë, Mjedisit dhe Bujqësisë.
Advertisement
Më herët, kryeministri bashkë me disa anëtarë të qeverisë u takua edhe me drejtues të federatës japoneze të biznesit dhe përfaqësues të ndryshëm ekonomik.
Në axhendën e takimeve është edhe ai me kryeministrin japonez, Fumio Kishida. Ky i fundit do të shtrojë një darkë për delegacionin shqiptar.
Advertisement
Vizita zyrtare disa ditore në Japoni e kryeministrit Rma vjen në 42-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.