Rama në Malësi të Madhe: Një pjesë të gjakut e kam nga veriu, Shqipëria po merr një kthesë të madhe

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama në Malësi të Madhe: Një pjesë të gjakut e kam nga veriu, Shqipëria po merr një kthesë të madhe

Kryeministri Edi Rama i ka konsideruar zgjedhjet e 14 majit si një kthesë të madhe të vendit dhe një zgjedhje për të mos u kthyer më kurrë mbrapa.

 

Në fjalën e tij gjatë prezantimit të kandidatit të PS për Malësinë e Madhe, Rama akuzoi kundërshtarët se po nxisin përçarje fetare.

 

Advertisement

“Shqipëria gjendet në një kthesë të madhe, dhe e ka të domosdoshme të ecë përpara dhe të mos kthehet kurrë më mbrapa. Kjo zonë e Shqipërisë ka nxjerrë shumë figura  të historisë, figura të komuniteti katolik, mysliman, por unë nuk njoh asnjë prej tyre që t’i ketë fryrë përçarjes fetare, përkundrazi prej tyre kam mësuar se shqiptarët janë një dhe se katolikët e myslimanët, në radhë të parë janë shqiptarë, pastaj janë katolikë e myslimanë. Meqenëse hyri në mes falja e hoxhës, e solla këtë. Shqipëria kurrë s’ka qenë me e respektuar në sytë e botës. Nuk ka qenë më e barabartë në tryezë me më të mëdhenjtë e botës”, tha ai.

 

Në të njëjtën kohë ai ka risjellë në vëmendje arritjet e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, për të cilat shprehet se nuk do të mund të arriheshin kurrë nga kundërshtarët.

 

Advertisement

“Kujt i shkonte mendja se ne do të kishim një vend në Këshillin e Sigurisë në OKB përkrah superfuqive. Apo që do të merrnim drejtimin e OSBE. Në Tiranë u mbajt samiti i BE, për herë të parë në histori jashtë kufijve të BE. Të gjitha këto nuk erdhën prej bukurive të Shqipërise se këtu ishin bukuritë edhe para nesh, por erdhën falë punës. Kur ata shkonin në tryeza ndërkombëtare e mbanin kokën ulur dhe gati sa s’u binin pantallonat. Sot, kërkojnë t’ju marrin edhe juve me vete në luftë kundër SHBA”, tha Rama.

 

Rama kërkoi votëbesim të qytetarëve për një tjetër mandat të Tonin Marinajt në krye të Bashkisë së Malësisë së Madhe duke theksuar se dhe veriu i vendit ka të njëjtën vëmendje nga qeveria njësoj si jugu.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy