Rama: Një ditë do të kemi një rilexim tjetër të historisë së Skënderbeut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: Një ditë do të kemi një rilexim tjetër të historisë së Skënderbeut

Në vigjilje të 555-vjetorit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, kryeministri Edi Rama mori pjesë  në një bisedë të organizuar me studiues dhe të rinjë.

 

Në mbledhje, Rama u shpreh se një ditë di të kemi një rilexim të historisë së Skënderbeut, ndryshe nga kjo që mund të jetë.

 

Advertisement

Rama është shprehur se ai ka bërë një debat të madh me miqtë e tij europian për emrin “Ballkan” .

 

Ai tha se janë turqit ato që preferojnë ta përdorin këtë emërtim për Europën Juglindore.

 

Advertisement

“Nëse Ballkani është një term i vendosur nga budallallëku apo keqkuptimi i madh i një personi që më pasi i vuri vulën një rajoni, Ballkani Perëndimor është një elaborim për të vendosur një vijë mes kësaj ane të Turqisë. Ndaj po të gjendesh në një tryezë ku janë edhe turqit e sheh se ka një trekëndësh. pjesa Turke do Ballkanin. Kur po shpjegonte Aureli Ballkanin e malin, po mendoja paskemi bërë malin e hapur (Ballkani i Hapur).

 

Nuk është keq të hapim malin. Një gjë dua të them për t’i vënë kapak se kjo bisedë është kaq e veçantë dhe interesante sa mund të vijojmë deri nesër por keni detyrë të lexoni nesër. Ka një gjë nga fundi i librit kur autori jep një shpjegim për një pyetje lidhur me historinë, që historia është e destinuar të rishkruhet e të lexohet në kohë të ndryshme e në kontekste të ndryshme dhe me siguri një ditë do të kemi një rilexim tjetër të historisë së Skënderbeut.

 

Advertisement

Por për sa kohë kemi në dispozicion sot për çfarë është shkruar, libri që keni në dorë është një ndihmesë e çmuar me një këndvështrim të ri dhe një përmbledhje që nuk e gjejmë tek asnjë nga autorët e mëparshëm, pasi edhe burimet janë shtuar”, tha Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy