Rama për përmbytjet në veri: Nuk shpallet gjëndja e Emergjencës për vetëm 30 familje nën ujë që tani nuk janë më

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Teksa mori fjalën në parlament Kryeministri Edi Rama u fokusua tek akuzat e opozitës  në lidhje me mos shpalljen e gjëndjes së emergjences në veri të vendit pas përmbytjeve të fundit.

 

Gjendja e emergjencës ka një kuadër të plotë ligjor, kritere të përcaktuara që nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me situatën aktuale. Nuk dëshiroja në fakt sot, në këtë interpelancë të hyja në krahasime, por meqë ju hytë në krahasime, unë i qëndroj fjalë për fjalë, asaj që bujarisht ndatë me publikun, sepse janë faktet që flasin shumë qartë dhe ai sinkron është nxjerrë nga një moment katastrofik për Shkodrën dhe për të gjithë zonën e veriperëndimit, si rezultat i keqadministrimit skandaloz, kriminal, korruptiv të kaskadës dhe ajo ishte e vërtete dje, është e vërtete sot.Ndërkohë pikërisht për ta ilustruar sinkronin dhe për t’ju thënë që “Rama junior” dhe “Rama senior” meqë juve e përdorët këtë, është i njëjti person dhe për t’ju thënë pse i qëndroj pikërisht fjalë për fjalë atyre që kam thënë, po i referohem shifrave të Bashkisë Shkodër, jo të qeverisë, e cila dihet botërisht që nuk influencohet nga qeveria jonë. Në atë kohë, kur unë kam thënë për atë, janë përmbytur 25 mijë e kusur hektarë, vetëm në zonën e Shkodrës, nga të cilat, pra në qark po flas, nga të cilat 14 mijë kanë futur brenda edhe qytetin e Shkodrës në atë kohë, mund t’i referoheni dhe pamjeve të asaj kohe. Ndërkohë që prapë referuar Bashkisë Shkodër, sipërfaqja e përmbytur ka qenë 1458 hektar këtë herë, nuk ka asnjë lidhje me kaskadën, fare, zero dhe 4000 hektarët që sollët ju në vëmendje është shifër e saktë e Ministrisë së Mbrojtjes, por nuk është vetëm për Shkodrën, është për gjithë zonën, përfshirë dhe Lezhën.

 

Advertisement

Rama përdori edhe shifrat për të hequr paralelizem me një dekadë më parë kur Shkodra u përmbyt dhe situatën e sotme.

 

Për të ardhur tek shtëpitë, tek banorët e prekur. 68 316 banorë të prekur, 68 316 zyrtarisht, shifra të Bashkisë Shkodër në kohën që është nxjerrë ai sinkroni im, ndërkohë që prapë shifra të Bashkisë Shkodër vetëm 130 qytetarë të evakuuar, 130 vetë, 130 persona nga 14 285 të evakuuar në atë kohën e atij sinkronit. E fundit për banesat, se e bëjnë pyetjen shpesh dhe të tjerë “si ka mundësi që vazhdojmë të kemi përmbytje”? Në fakt, ne kemi pasur shumë më tepër përmbytje në kohën kur përmbytjet ishin një gjë shumë e rrallë nëpër botë dhe në kontinentin tonë, sot përmbytjet nuk janë më një gjë e rrallë dhe ndodhin.Por të kthehemi përsëri, ka përmbytje e përmbytje, sepse në rastin e përmbytjes që unë kam komentuar atje, ajo është një përmbytje e robit jo e Zotit. I qëndroj prapë asaj 100% dhe janë dhe të dhënat, por s’po hyj këtu, të gjithë shkarkimeve të kaskadës këtë herë, atë herë që e provojnë katërcipërisht këtë që po them.Uji në përmbytjen e atëhershme vajti deri në çati dhe preku sipas Bashkisë Shkodër, jo sipas qeverisë 6130 shtëpi. Ndërkohë po Bashkia Shkodër thotë se këto ditë ka pasur vetëm 30 banesa me prezencë uji të përkohshme dhe ndërkohë kur të dilni këtu të nxirrni ato fotografitë e Durrësit, në Durrës kanë qenë 15, por natyrisht nëse unë e marr kamerën e “iphone” tim dhe e fus me qëllim edhe në një vrimë të vogël me ujë këtu në të djathtë të korridorit mund të stimuloj një përmbytje globale, po të dua. Por e vërteta, realiteti është ky që po ju them dhe fatmirësisht në këtë herë nuk flas unë, flet Bashkia e Shkodrës që është drejtuar dhe vazhdon të drejtohet, jo nga Partia Socialiste, por nga më të flaktit e më të përvëluarve të asaj që dikur quhej Partia Demokratike!

 

Advertisement

Kreu i qeverise shpjegoi se përse nuk u shpall gjëndja e emergjences.

 

Për çfarë ta shpallim Emergjencën Natyrore, për çfarë? Ma thua dot për çfarë? Për 30 banesa që kishin prezencë uji dhe që nuk e kanë më? Mos më trego fotografitë sepse fotografitë nuk janë live, o Ferdinand. Dielli, cilësia e diellit është live, fotografia nuk është live.Çfarë mi tregon fotografitë? Po të them bashkinë Shkodër, 30 banesa me prezencë uji në momentin e parë, tani uji ka filluar të tërhiqet. Është e gjatë për të treguar se çfarë kemi bërë ne, por edhe falë asaj që kemi bërë ne, megjithëse Shkodra është pika më e dobët, këto janë rezultatet sepse kemi pastruar me mijëra kilometra kanale kulluese që ishin të bllokuara, sepse sot kemi një strukturë, e cila ngrihet me sustë në këmbë, nuk shkon me shapka dhe me varka teneqeje dhe që të bëjë atje gondolierin siç ndodhte më 2010. Është një Agjenci Kombëtare e Emergjencave Civile. Kemi futur, falë kësaj agjencie, në mekanizmin Europian të Emergjencave Civile. Mekanizmi Europian i Emergjencave Civile do të thotë që nëse ka këtu një emergjencë, vihet në lëvizje gjithë mekanizmi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy