Rama pjesë e posterave në fushatë/ Veliaj “zbërthen” mesazhin, ja si e shikon garën e 14 majit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama pjesë e posterave në fushatë/ Veliaj “zbërthen” mesazhin, ja si e shikon garën e 14 majit

Kryebashkiaku aktual i Tiranës Erion Veliaj, kërkon mandatin e tretë në zgjedhjet e 14 majit, për të përfunduar punët e nisura.

 

Në një intervistë në emisionin Spotlight në Vizion Plus, Veliaj tha se ai ka pasur edhe kosto për punët që ka bërë, ndërsa shton se sondazhet e deritanishme kanë qenë pozitive për qeverisjen e tij.

 

Advertisement

“Sondazhet tregojnë që jemi në drejtimin e duhur, jemi dëshmitar. Sot jemi vetëm dhe punët e kryera kanë treguar mbështetjen e qytetarëve. Të bësh punë ka edhe kosto. Kemi 5 institucione arsimore vetëm në zonën e Vizion Plus. Janë gëzuar me këtë gjë shumë familje dhe janë mërzitur një pakicë. Nuk është çështja tu pëlqejmë të gjithëve, pot tu shërbejmë të gjithëve. Unë kur dal nga shtëpia dhe puth bashkëshorten dhe djalin në gjum e kthehem në mbrëmje me plot punë të bëra”.

 

Veliaj shpjegoi edhe kuptimin e posterave, në të cilat shfaqet Edi Rama, dhe jo kandidatët për kryebashkiak.

 

Advertisement

“Pjesa e parë e fushatës që ne donim të ndanim një mesazh. Por tashmë në të gjitha rrugët e qytetit është bërë një afishim të shkuarit para me Edi Ramën dhe të shkuarit pas me Ilir Metën dhe Sali Berishën”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy