Rama: Samiti nuk cënohet dot/ “Perimetri i sigurisë nuk negociohet. PD me rublat ruse kërkon rrëzimin e qeverisë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: Samiti nuk cënohet dot/ “Perimetri i sigurisë nuk negociohet. PD me rublat ruse kërkon rrëzimin e qeverisë”

Kryeministri Edi Rama dy ditë përpara Samitit të BE që pritet të zhvillohet në Tiranë, përmes një komunikimi online me gazetarët ka sulmuar opozitën në lidhje me kërkesën e kësaj të fundit për të protestuar përpara selisë së qeverisë.

 

Ai tha se PD është e financuar nga rublat ruse dhe ka për qëllim rrëzimin e qeverisë.

 

Advertisement

Unë nuk shikoj asnjë arsye për të negociuara sepse perimetri i sigurisë nuk negociohet me askënd dhe askund. Ndodh që grupime të caktuara kundër Samiteve të bëjnë protesta. Nuk ka ndodhur ndonjëherë protesta pro samiteve. Kundër, po, por ato zhvillohen kundër perimetrit të sigurisë. Nuk ka lidhje me qeverinë dhe një pjese të opozitës. Unë e shikoj si ccështje sigurie në bashkëpunim me strukturat përkatëse. Nuk e organizon Shqipëria këtë Samit, por BE, Këshilli evropian që ky samit të ketë mbarëvajtje të suksesshme. Çfarë ka këtu për të negociuar. Për të mos hyrë pastaj në vlerësimet që është një protestë absurde, që është vazhdimi i një misioni i qartë dhe i zbuluar përpara të gjithëve. Forcë e paguar me para ruse për të rrëzuar qeverinë e vendit. Ka bashkuar votën me Putin për të ngritur votën ndaj UÇK duke njollosur Kosovën dhe Shqipërinë. Është e njëjta forcë që drejtohet nga një individ i shpallur non-grata.

 

Sa i takon vendimit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç për të mos ardhur në Samitin që zhvillohet në Tiranës për shkak të përplasjeve me qeverinë e Kosovës, Rama garantoi se Serbia do të jetë prezente në këtë aktivitet.

 

Advertisement

Pyetja e parë nuk emocionohem për deklaratat që bëjnë politikanët për politikat e tyre të brendshme. Serbia do të jetë në Samit dhe Vuçiç do jetë në Samit. E kundërta do ishte katastrofë për Serbinë dhe për atë vetë.

 

Lidhur me sigurisë për mbarëvajtjen e Samitit Rama nënvizoi se janë marrë masat e duhura jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga organet ligjzbatuese ndërkombëtare.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy