Rama “shënjestron” Braverman/ “Shqiptarët nuk sollën drogën në Britani, e gjetën këtu”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama “shënjestron” Braverman/ “Shqiptarët nuk sollën drogën në Britani, e gjetën këtu”

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer edhe një herë deklaratave të Suella Braverman, Sekretares Britanike të Punëve të Brendshme.

 

Në bashkëbisedimin në Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House, kreu i qeverisë tha ajo nuk ndjen keqardhje për etiketimin e shqiptarëve si kriminelë dhe se politikanë të tillë do të ekzistojnë për aq kohë sa pushtetin e tyre e përdorin për qëllime elektorale.

 

Advertisement

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Advertisement

Shiko, a mendoni se Suela Braverman nuk e dinte që po thoshte diçka të gabuar. Ajo kurrë nuk ka thënë ndjesë sepse asaj nuk i vjen keq. E vërteta e komunitetit shqiptar do të jetojë më gjatë sesa Suela Braverman dhe sesa shumë Suela që do dalin rrugës.

 

Projektiligjin e qeverisë së Londrës për t’u ndaluar një herë e përgjithnjë hyrjen emigrantëve të paligjshëm që kapen dhe kthehen në vendin e orgjinës, Edi Rama e quajti të gabuar.

 

Advertisement

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Advertisement

Nuk kam probleme se kufijtë britanikë mbyllen. Është e gabuar, por nuk më takon mua ta vendos. Problemi është të mos i lëmë të rinjtë shqiptarë të shfrytëzohen nga kriminelët. Kriminelët shqiptarë nuk e sollën krimin këtu, e gjetën krimin këtu. Ata nuk e sollën drogën këtu, gjetën tregun këtu prandaj erdhën këtu. Për ta lidhur këtë dhe për të thënë se po fshijnë krimin se po luftojmë kriminelët shqiptarë kjo është vetëm propagandë dhe ne jemi shumë të interesuar për t’i goditur ata.

 

Për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, kreu i qeverisë artikuloi të njëjtin qëndrim si Albin Kurti me të cilin Edi Rama do të ketë një takim jo-zyrtar të dielën në Tiranë.

 

Advertisement

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Advertisement

Mesa duket të dyja palët janë shumë pranë luftës dhe era e gjakut është ende e fortë deri në atë pikë sa nuk mund të hedhin hapat e fundmë, por kjo është rruga e duhur dhe është një njohje de facto e së drejtës së Kosovës për të jetuar më vete, për të qenë më vete, për të vendosur më vete dhe është një njohje de facto e Serbisë si fqinje me të cilën Kosova duhet të merret e të ketë marrëdhënie normale. Dhe e vetmja pikë, është a do të zbatohet! Sepse Ballkani është një vend me mjaft gracka.

 

Çështja mes Kosovës dhe Serbisë tha Edi Rama është një problem dhe nuk duhet anashkaluar faktori rus kur i referohemi rëndësisë së Ballkanit të Hapur.

 

Advertisement

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Advertisement

I vetmi problem që kemi për të mos ta nënvlerësuar është ndikimi rus në botën serbe dhe po themi në pjesën sllave ortodokse dhe për këtë duhet ta mbajmë Serbinë nga ana jonë dhe na duhet të forcojmë marrëdhëniet me Serbinë, dhe na duhet të sigurohemi që bashkimi në Ballkan kundër agresionit në Ukrainë të mos shpërbëhet sepse kjo mund të na kthejë shumë shpejtë në kohët e shkuara. Dhe nëqoftëse se rusët do të pushtojnë Britaninë e Madhe, ejani tek ne se do t’ju mbrojmë nga Putini dhe nga Suella Braverman. Kjo është e sigurtë. Do ta shihni, do t’ju mbrojmë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy