Rama shkëputi marrëdhëniet me Iranin/ Reagon Meta: Vendim korrekt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama shkëputi marrëdhëniet me Iranin/ Reagon Meta: Vendim korrekt

Kreu i Partisë së Lirisë ka reaguar në lidhje me shkëputjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin nga ana e Qeverisë shqiptare.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Meta thotë se vendimi i qeverisë është korrekt por shumë i vonuar.

Advertisement

Ish-presidenti shprehet se sulmi kibernetik dhe qëllimi keqdashës i Iranit duhet të nxisin vigjilencën, përgatitjen dhe bashkëpunimin serioz të Shqipërisë me NATO-n dhe BE-në, për garantimin e sigurisë.

Dënoj edhe një herë me forcë shkeljen e fundit të sigurisë kombëtare të Shqipërisë nga Republika Islamike e Iranit. Reagimi i sotëm i qeverisë shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike është korrekt por shumë i vonuar.

Advertisement

Sulmi kibernetik dhe qëllimi keqdashës nga ky vend duhet të nxisin vigjilencën, përgatitjen dhe bashkëpunimin serioz të Shqipërisë me NATO-n dhe BE-në, në marrjen e të gjitha masave për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe vendit”, shkruan Meta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy