Rama takim me peshkatarët në Durrës: Do vendoset çmim tavan për naftën, s’mund të ketë fitime nga djersa juaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama takim me peshkatarët në Durrës: Do vendoset çmim tavan për naftën, s’mund të ketë fitime nga djersa juaj

Kryemiistri Rama ka zhvilluar këtë të martë një takim me peshkatarët në Durrës.

 

Kreu i qeverisë u ndal tek zhvillimet që janë bërë në sektorin e peshkimit ndërsa tha se në të kaluarën ka qenë komplet i shkatërruar dhe jahstë vëmendjes.

 

Advertisement

Gjatë takimit Rama tha gjithashtu se do të vendoset një çmim tavan për naftën që përdorin peshkatarët dhe askush nuk do të mund ta ndryshojë atë çmim.

 

“Do vendoset një çmim unik tavan për të gjithë peshkatarët në të gjithë vijën e bregdetit i detyruar dhe askush nuk do të bëj dot asnjë qindarkë lëvizje nga ky çmim por do t’i shërbeje peshkatarëve pa asnjë lëvizje nga çmimi i detyruar tavan. Këtu nuk mund të ketë vend që të nxjerrin fitime nga djersa juaj duke bërë xhibla me furnizimin.

Nuk do ta lejojmë të ketë një dallim mes një furnitori apo një tjetri. Të gjithë furintorët e naftës për peshkimin do ta kenë çmimin njëlloj të vendosur nga Ministria e Bujqësisë dhe kjo do të behët brenda javës. Kush nuk e bën do të detyrohet që të dorëzojë depozita.”- u shpreh Rama.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy