Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në New York, ku është takuar me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al Nahyan. Ai thekson se në fokus të bisedës ishte finalizimi i paketës së investimeve në Shqipëri.
“Me Ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, mikun e çmuar Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al Nahyan, folëm për finalizimin e paketës së investimeve në Shqipëri, si edhe për vizitën në Tiranë të Presidentit të EBA, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan, e para e këtij niveli në vendin tonë”, shkruan ai.
Advertisement