Rama vizitë zyrtare në Shkup/ Zbardhet axhenda, nga pritja zyrtare tek nënshkrimi i marrëveshjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama vizitë zyrtare në Shkup/ Zbardhet axhenda, nga pritja zyrtare tek nënshkrimi i marrëveshjeve

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër një takim zyrtar në Maqedoninë e Veriut, ku do të takohet me homologun e tij Dimitar Kovaçevski.

 

Vizion Plus ka siguruar axhendën e kryeministrit Rama, ku në orën 10:30 do të pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

 

Advertisement

Në orën 10:45 do të jetë takimi tetë-a-tetë mes tyre, për të vijuar më pas me hapjen e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive në orën 11:00, ku fja;ën hyrëse do e kenë kryeministrat e më pas do vijojnë diskutimet e hapura të ministrave nga të dy kabinetet qeveritare.

 

Ndërsa konferenca e përbashkët për shtyp do të jetë në orën 13:00 për të mbyllur vizitën më pas në prën 14:10 me një foto të përbashkët.

 

Advertisement

Axhenda e plotë:

 

E hënë, 14 nëntor 2022  Shkup

 

Advertisement

10.30 – Ceremonia e pritjes në Kryeministrinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut me të gjitha nderimet shtetërore-ushtarake

 

10.45 – Takim tete-a-tete i dy kryeministrave. (Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë)

 

Advertisement

​11.00 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive (Fjalë hyrëse nga të dy kryeministrat) që vijon me diskutimin e hapur të ministrave nga të dyja kabinetet qeveritare. Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmbyll sesionin plenar.)

 

12.35 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve ndërqeveritare

 

Advertisement

13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave ​

 

14.10 – Foto e përbashkët

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy