Raporti i Bankës Botërore/ Eksperti i ekonomisë: Niveli i varfërisë do të rritet ndjeshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Raporti i Bankës Botërore/ Eksperti i ekonomisë: Niveli i varfërisë do të rritet ndjeshëm

Banka Botërore bëri sot të ditur se lufta në Ukrainë po ndikon në paqëndrueshmërinë e çmimeve dhe rritjen ekonomike të Shqipërisë, ndërsa parashikimet afatshkurtra janë përkeqësuar.

 

Në një lidhje me skype në studion e lajmeve në Vizion Plus, eksperti i ekonomisë Mateo Spaho tha se rreziku është që të kemi një rritje ekonomie të ulët deri ne 2%.

 

Advertisement

Sipas Spahos, nëse lufta në Ukrainë do të zgjasë, do të ketë rritje të paevitueshme të çmimeve.

 

“Problemi real është që lufta në Ukrainë të ketë një përfundim afatgjatë dhe kjo do të thotë se cmimet me të rëndësishme, si ato të drithrave duke shtuar cmimin e karburanteve, do të kenë një rritje të paevitueshme. Për ekonominë globale dhe për atë shqiptare do të jetë një goditje e rëndë që do të ndihet nga familjet në nevoje dhe nga biznesi në përgjithësi”, tha Spaho.

 

Advertisement

Sipas tij, niveli i varfërsië me mesataren e konsumit të familjeve shqiptare do të rritet ndjeshëm.

 

“Vetëm 38% e familjeve shqiptare mund të kursejnë, pjesa tjetër nuk mundet”, tha Spaho.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy