Rëndohet gjendja shëndetësore e Lefter Kokës/ Gjykata i jep të drejtën e vizitave jashtë paraburgimit, por jo lirim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rëndohet gjendja shëndetësore e Lefter Kokës/ Gjykata i jep të drejtën e vizitave jashtë paraburgimit, por jo lirim

Gjykata e posaçme i dha të drejtë Lefter Kokës për të kryer vizita mjekesore edhe jashtë ambienteve të paraburgimit, si në QSUT apo edhe qe qendra spitalore te veçanta.

 

Ky vendim i gjykatës ka ardhur pas akt ekspertimit të mjekësisë ligjore se gjendja e ish minsitrit është e rënduar.

 

Advertisement

Por kjo arsyeton gjyqtari Erjon Bani nuk përbën arsye që atij t’i zëvendësohet masa e sigurimit personal pasi veprat penale për të cilat ai akuzohet e tejkalojnë masën e dënimit që ai mund të ketë.

 

Legjislacioni parashikon që zbutja e masës së sigurimit kryhet në një moment kur dënimi i parashikuar është deri në 5 vjet.

 

Advertisement

Pastrimi i parave e korrupsioni kryet këto në bashkëpunim, janë vepra që dënimi parashikohet të jetë nga 15-35 vjet heqje lirie.

 

Përballë këtyre kushteve ish ministrit, Lefter Koka iu mohua një masë më e butë sigurimi se ajo e arrestit në burg për inceneratorin e Elbasanit.

 

Advertisement

Jo më larg se dje, Kokës iu rrëzua edhe kërkesa për ndryshimin e masës së sigurimit personal nga Apeli i Posaçëm edhe për inceneratorin e Fierit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy