Rëndohet situata nga gripi/ Mjekët: 16 mijë të prekur në një javë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rëndohet situata nga gripi/ Mjekët: 16 mijë të prekur në një javë

Shqipëria është në prag epidemie nga gripi. Instituti i Shëndetit Publik raporton 16 mijë raste në javë të infektuar me grip, por kjo shifër vijon të rritet me shpejtësi.

 

Shifrat zyrtare i përkasin rasteve të paraqitura tek mjeku i familjes, pasi shumë persona të sëmurë e menaxhojnë temperaturën dhe simptoma e tjera në kushte shtëpie.

 

Advertisement

DRITAN ULQINAKU 

 

EKSPERT I ISHP

 

Advertisement

“Të dhënat paraprake flasin për një rritje të rasteve krahasuar me javën e kaluar. Po i afrohemi pragut epidemik të gripit në vendin tonë. Javën e kaluar numri absolut i infeksioneve ishte rreth 15 mijë deri ne 16 mije. Në të dhënat paraprake që kemi mendohet që kjo javë tja kalojë me një numër pak më të lartë. Mund ti afrohet pragut epidemik. Kemi një shtim të instensitetit të virusit të gripit. Momentalisht janë tre viruse ë e kemi thënë, tipi a tipi b që kanë bërë të dominojnë me koronanavirusin. Sot kemi dominimin të virusit te gripit. Maksimumi mund të kemi një 10 ditësh që do të ketë shtim të intensitetit.”

 

Në këtë fluks të shtuar virozash më të prekurit janë fëmijët dhe të moshuarit. Ekspertët shprehen se gripi këtë vit është rikthyer më agresiv pasi ka munguar gjatë pandemisë së Covid dhe imuniteti në popullatë ka rënë ndjeshëm.

 

Advertisement

DRITAN ULQINAKU 

 

EKSPERT I ISHP

 

Advertisement

 “Ka një zbutje të koronavirusit, varianteve të reja të Covid. Kanë treguar një rritje të influencëshmërisë për një klinikë të dobët. Duke qenë një klinikë e dobët ka bërë të dalin në pah irusi i gripit. Mund të ketë numër të lartë të personave që preken nga Covid, por shenjat janë aq të lehta saqë nuk skojnë të testohen. Për këtë arsye numri i testeve pozitive në institutin tonë është shumë i vogël. Fluksi ëhstë te dy grupmosha, mosha pediatrike dhe mosha e tretë.”

 

 

Mjekët rekomandojnë që qytetarët që kanë simptoma e gripit të mos e neglizhojnë atë, por të kërkojnë ndihmën e specialistëve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy