Reportazh nga Kosova: Intervistë me komandantin e misionit KFOR, gjeneralin Franco Federici

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reportazh nga Kosova: Intervistë me komandantin e misionit KFOR, gjeneralin Franco Federici

Aktualisht komandanti i Kosovo Force – KFOR, një kontigjent shumëkombësh i përbërë nga 28 vende, është gjenerali i divizionit Franco Federici, oficer me përvojë të madhe, me në aktiv misione të shumta jashtë vendit. Gjenerali është komandanti i 25-të i misionit NATO në Kosovë. Gjatë aktivitetit të fundit gazetareskt embedded në ndjekje të ushtarakëve të KFOR, kam mundur ta intervistoj për një fokus lidhur me misionin.

Gjeneral, si ka ndryshuar misioni i Kombeve të Bashkuara nga 1999 deri më sot?

Në vite, gjithësej 22 të tillë, Kosovo Force (KFOR) i drejtuar nga NATO ka vepruar gjithmonë në përputhje me mandatin e dhënë nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e vitit 1999, domethënë ai i garantimit të sigurisë dhe i lirisë së lëvizjes në territorin kosovar për të gjitha komunitetet e pranishëm. Me kalimin e kohës, siç edhe nga ana tjetër ndodh për të gjitha operacionet ushtarake shumëkombëshe, përfshi ato të drejtuara nga NATO – KFOR ka përjetuar ndryshimin e numrit të efektivave. Nga rreth 55000 ushtarakë në vitin 1999 është kaluar në rreth 3600 aktualë, të siguruar nga 28 vende kontribuese (përfshijnë si vendet anëtare, ashtu edhe ato partnere të NATO) që kanë ofruar trupa për KFOR, në linjë me nivelin e rritur të sigurisë të konsoliduar në kohë.

Me ardhjen e ushtarëve të parë letonezë disa javë më parë, numri i vendeve kontribuese është rritur në 28, 8 prej të cilëve nuk janë anëtarë të Aleancës, por aderojnë në programin “Partnership for Peace” me NATO.

Advertisement

E gjitha kjo pasqyron si impenjimin e vazhdueshëm e Aleancës Atlantike për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, siç edhe është nënvizuar ditë më parë nga vetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO Jens Stoltenberg në vizitë tek ne, ashtu edhe bashkëpunimin e hkëlqyer e nivelin e lartë e ndërveprueshmërisë midis vendeve anëtare dhe atyre partnerë.

Nga ana e saj, Italia ka marrë pjesë menjëherë në misionin KFOR në mënyrë të rëndësishme, me një rol të dorës së parë. Si për sa i përket numrit të personelit kombëtar të përdorur respektivisht vendeve të tjera kontribuese (faktikisht, Italia është aktualisht vendi kontribues i parë i misionit), ashtu edhe duke i marrë komandën 12 herë, nga të cilat 8 herë radhazi.

Kjo – më lejoni ta them – është një dëshmi e rëndësishme dhe e prekshme e vlerësimit të madh që lidershipi kombëtar vazhdon të ketë në gjirin e Aleancës dhe nga aktorët kryesorë rajonalë.

Veç të tjerashm nuk duhet harruar se italiane është drejtimi dhe një pjesë e mirë e ushtarakëve të Regional Command West (RC – W, njësi shumëkombëshe me përgjegjësi në sektorin perëndimor të Kosovës) dhe e Multinational Specialized Unit (MSU, e përbërë tërësisht nga karabinierë, të përdorur gjithmonë në kontekstin urban të qyteteve Prishtinë dhe Mitrovicë). Gjithashtu është italian drejtimi i batalionit “ISR” (Intelligence Surveillance and Reconnaissance). Veç kësaj, prej 3600 ushtarakëve të inkuadruar në KFOR, rreth 620 janë italianë, me një përfaqësim personeli që i përket të katër degëve të forcave të armatosura.

Advertisement

Cilat janë aktualisht kritikat?

Pas 10 muajsh qëndrimi në këtë territor si komandant i KFOR ndjej që ta vlerësoj pozitivisht nivelin e sigurisë. Nuk ka sinjale që të na bëjnë të parandjehen rreziqe potenciale apo përkeqësime. Thënë këtë, njësitë tona e përdorura në mënyrë konstante në terren garantojnë një monitorim të vazhdueshëm dhe qasja jonë operative na mundëson që t’i përshtatemi çfarëdolloj zhvillimi të situatës.

Sipas sistemit aktual të brendshëm në fuqi në Kosovë, kontrolli dhe ruajtja e sigurisë është përgjegjësi e Kosovo Police në cilësinë e “first responder” dhe më tej si “second responder” e European Union Rule of Law (EULEX) në të gjithë territorin kosovar, përjashto zonën përreth Manastirit të Deçanit, vendi i vetëm ku KFOR është drejtpërsëdrejti pergjegjës për sigurinë si “first responder”. Lidhur me këtë aspekt, do të doja të nënvizoja se nuk kemi regjistruar asnjë incident pranë vendeve të tjera fetare të Kosovës siguria e të cilave, siç e thashë, është aktualisht përgjegjësi e Kosovo Police. Kjo, më lejoni ta them me krenari, përfaqëson një zhvillim të situatës me benefite për të gjitha komunitetet lokale.

Kosovo Police ka demonstruar se ka kapacitete dhe besueshmëri, duke zhvilluar edhe operacione policore të nivelit shumë të lartë, në koordinim me forcat e huaja të policisë, midis të cilave ato italiane.

Advertisement

 Si e shikoni të ardhmen e misionit?

KFOR ka qenë dhe është një sukses për NATO, operacioni më jetëgjatë dhe aktualisht ai me numrin më të madh të forcave të dislokuara në terren. Për momentin, NATO nuk e ka në program t’i modifikojë apo t’i reduktojë forcat e KFOR. Vazhdon me të njëjtën energji qysh nga viti 1999 t’i zhvillojë detyrat e saj në kuadër të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe të Marrëveshjes Teknike Ushtarake. Megjithëse impenjimi në Kosovë zgjat prej shumë vitesh, për momentin Aleanca nuk ka qëllim që ta ndryshojë apo ta reduktojë misionin e KFOR dhe njëlloj nuk ka plane për një prani të përhershme në Kosovë, në fakt operacioni KFOR ka qenë gjithmonë “condition based”, gjë që nënkupton se çdo ndryshim numrash dhe misioni do të ndodhë gjithmnë dhe vetëm në raport me një ndryshim të kushteve në terren që është vendosur nga Këshilli i Atlantikut Verior.

Sot KFOR mbetet një forcë robuste dhe e besueshme në gjendje ta zhvillojë misionin e saj dhe NATO mbetet plotësisht e impenjuar për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal, duke e mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian midis Beogradit dhe Prishtinës, të cilin e shohim si zgjidhjen e vetme për situatën aktuale.

Difesa OnlinePërgatiti; Armin Tirana

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy