Reshje, stuhi, rrufe dhe dëborë/ Pranvera rikthen motin e keq

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reshje, stuhi, rrufe dhe dëborë/ Pranvera rikthen motin e keq

Ditët e ngrohta e me diell do t’i lëmë pas për një javë. Sipas shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të rikthehen reshjet e shiut dhe shpejtësia e erës do të rritet.

 

Meteorologu Hakil Osmani nga Meteoalb tregon për Vizion Plus se kushtet atmosferike do të jenë të paqëndrueshme.

 

Advertisement

HAKIL OSMANI

METEOROLOG

“Orët në vijim sjellin shtim të vranësirave në vendin tonë duke bërë që të kemi reshje të pakëta shiu fillimisht në zonat veriore dhe më pas pjesërisht zonat qendrore.  Reshjet e shiut priten që gjatë ditës së nesërme të përfshijnë vendin tonë duke bërë që më të dukshme të jenë në zonat veriore ku do të jenë edhe me intensitet mesatar, ndërsa në zonat jugore dhe qendrore do jenë në sasira më të pakëta.  Ditën e nesërme dhe në vijim do kemi një erë me shpejtësi edhe mbi 70 km/h duke bërë që të sjellin edhe një det të trazuar. “

 

Advertisement

Krahas reshjeve të shiut, në zonat malore temperaturat do të zbresin sërish në minus gradë duke bërë që të rishfaqen flokët e dëborës.

 

HAKIL OSMANI

METEOROLOG

Advertisement

“Reshjet e shiut do të vijojnë të jenë prezente edhe gjatë fundjavës  duke bërë që më të dukshme të mbeten këto në zonat veriore. Të pakëta do jenë në zonat qendrore dhe jugore. Kushtet atmosferike do vijojnë të jenë të paqëndrueshme edhe në fillim javën që vjen. Në ditët në vijim do kemi një rënie të lehtë duke bërë që në fundjavë vlerat minimale të zbresin edhe në vlera negative në zonat malore duke bërë që të zbresin në -1 në orët e para të mëgjesit ndërsa max në ultësirën perëndimore në 15 gradë. Vlerat negative në zonat malore do rishfaqin flokët e dëborës. “

 

Reshjet e pakëta të shiut në zonat qendrore dhe jugore dhe ato të dëborës në zonat veriore pritet të përfshijnë vendin deri në fillim të javës tjetër.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy