Reshjet e borës/ Situatë e vështirë në zonat malore të qarkut të Korçës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reshjet e borës/ Situatë e vështirë në zonat malore të qarkut të Korçës

Vijon të jetë e vështirë situata në zonat malore të qarkut të Korçës.

 

Rreshjet e borës të një dite më parë kanë bllokuar qarkullimin në shumicën e fshatrave të zonave malore. Në njësinë administrative Dardhas në Pogradec është e pamundur të shkohet për shkak të trashësisë së borës, po ashtu edhe në fshatrat e kësaj njësie.

 

Advertisement

Në Trebinjë, Velçan e Proptisht qarkullimi mund të kryhet me vështirësi deri në qendrat administrative por fshatra të tërë të këtyre njësive janë të bllokuar. Situatë e vështirë paraqitet edhe në Gorë e Moglicë të bashkisë Maliq, ku qarkullimi është i vështirë, ashtu siç është i vështirë qarkullimi edhe në fshatra të thellë të Korçës siç janë ato të njësisë lekas, apo në fshatrat Shtyllë e Panarit të njësisë Vithkuq.

 

Edhe në fshatrat e thellë të Kolonjës qarkullimi është i vështirë, ndërsa vështirësi paraqiten edhe në zonat e Devollit të Sipërm. Akset kombëtare janë të gjitha të kalueshme por policia iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve të jenë të kujdesshem gjatë drejtimit të mjetit dhe të jenë të pajisur me zinxhirë gjatë qarkullimit në fshatrat e thellë malorë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy