Revolta e Spaçit/ Berisha zhvillon konferencë: Ngjarja që shënon aktin më të ndritur të qëndresës për liri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Revolta e Spaçit/ Berisha zhvillon konferencë: Ngjarja që shënon aktin më të ndritur të qëndresës për liri

Ish kryeministri Sali Berisha po zhvillon një konferencë në kuadër të 50 vjetorit të revoltës së Spaçit.

 

Në fjalën e tij, Berisha thekson se kjo ngjarje shënon kulmin e guximit njerëzor dhe aktin më të ndritur të qëndresës për liri.

 

Advertisement

“Mblidhemi sot për të nderuar njërën nga ngjarjet më të jashtëzakonshme në luftën, përpjekjet e njeriut për liri dhe dinjitet.

 

Revolta e Spaçit, kryengritja e Spaçit, shënon pa diskutim kulmin e guximit njerëzor, shënon aktin më të ndritur të qëndresës së njeriut për dinjitet dhe liri.

 

Advertisement

Spaçi është një vend nga më të izoluarit. Këtij izolimi i shtoheshin të gjitha masat dhe rrethimet e sigurisë së kampit të përqendrimit.

 

Të burgosurit në këtë burg, të vetëdijshëm se nuk kanë asnjë shans për të fituar kauzën e tyre, vendosën të firmosin ekzekutimin me aktin që ata bënë, me revoltën që ata organizuan.

 

Advertisement

Në këtë kontekst, po të kemi parasysh se ata janë në krye të heroizmit të njeriut, ata ishin burgosur për kundërshtim ndaj regjimit, por midis asaj që të vazhdonin të kalonin ditët e dënimit dhe të prisnin që një ditë të mund të dilnin jashtë burgut dhe kampit, ata zgjodhën sfidën me sakrificë sublime”, tha ai.

 

Ish kryeministri shton se ndonëse nuk kishin asnjë mbështetje, heronjtë e Spaçit mundën të luftonin në emër të dinjitetit njerëzor.

 

Advertisement

“Pal Zefi, Skënder Daja, Dervish Peka, Hajër Pashai dhe shumë heronj të tjerë lanë një mesazh të shkruar me jetën e tyre, me sakrificën e tyre sublime, ndoshta mesazhin më të çmuar për njeriun.

 

Është përdorur një slogan gjerësisht: më mirë i vdekur se i kuq, por mesazhi i tyre është më mirë i vdekur se pa dinjitet, se sa pa liri.

 

Advertisement

Kjo ishte sfida absolute që ata i bënin regjimit mizor. Ky është edhe mesazhi më i fuqishëm ata i japin njeriut të qytetëruar.

 

Heronjtë e Spaçit në kryengritjen e tyre nuk kishin asnjë lloj mbështetje apo solidarizimi, përveç njëri-tjetrit. Ata ishin të vetëdijshëm për egërsinë dhe barbarinë e xhelatëve të regjimit. Armët dhe mjetet. Por ata shënuan kulme të heroizmit shqiptar, pasi vendosën të vdesin për ato çka njeriu ka më të shenjta, më të shtrenjta, për dinjitetin e tij, për liritë e tij”, thekson Berisha.

 

Advertisement

Revolta e Spaçit zgjati për disa ditë, ndërsa përbën një pikë kthesë në historinë e vendit. Të burgosurit zhvilluan një kryengritje ndaj kushteve çnjerëzorë në të cilat vuan, si dhe ndaj vetë sistemit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy