Rindërtohet një tjetër shkollë, Veliaj: 50 institucione arsimore me standarde në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rindërtohet një tjetër shkollë, Veliaj: 50 institucione arsimore me standarde në Tiranë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet në shkollën e mesme “Asim Vokshi”, e cila po rikonstruktohet nga e para.

 

Vendi është ideal pavarësisht se është i ngushtë. E di që tani që janë debatet e fushatës, ankohen për oborrin e pallateve. Mjafton të shkosh te ‘Asim Vokshi’ e shikon që autorët e prishjes së oborreve të pallateve, nuk janë ndërtimet e reja apo kullat, që kanë respektuar distancën, por gjithë babëzia dhe xhungla që u krijua në vitet ’90, në 3-4 administrata të atyre që sot çirren për oborret. Mjafton të shikojnë kur janë ndërtuar këto të ‘Asim Vokshit’ apo edhe të pallateve që u ndërtuan në kohën e administratës përpara, që as nuk respektoi distancat. Po të shikosh çfarë është ndërtuar me rregull dhe çfarë është ndërtuar me estetikë i përket administratës së Edi Ramës dhe administratës tonë. Çfarë është ndërtuar rrumpallë, janë këto që bërtasin për oborret e pallateve, kanë firmën e tyre.

 

Advertisement

Kreu i Bashkisë tha se me “Asim Vokshin” numri total i shkollave të rindërtuara në Tiranë shkon ne 50.

 

7 shkolla janë marrë përsipër nga PNUD dhe BE, si pjesë e projektit të rindërtimit pas tërmetit, duke e çuar në 50 numrin total të shkollave, të rindërtuara në Tiranë. Kjo shkollë vërtet duket sikur është ndërtesa ekzistuese, por në 70% të saj është komplet e re. Do të thotë që kolonat janë përforcuar. Potenciali i shkollës ‘Asim Vokshi’ është i jashtëzakonshëm.

 

Advertisement

Erjon Veliaj premtoi se investimet e bashkisë do të vijojnë edhe në shkolla të tjera për t’i ndërtuar ato sipas standardeve moderne.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy