Rregulla te reja për patentat/ Kush humbet të gjitha pikët rikthehet në autoshkollë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rregulla te reja për patentat/ Kush humbet të gjitha pikët rikthehet në autoshkollë

Duke filluar nga data 1 qershor, drejtuesit e mjeteve që humbasin të gjitha pikët e patentës do të kthehen edhe njëherë në autoshkollë. Kjo bëhet veçanërisht për të disiplinuar shoferët e papërgjegjshëm dhe që përbëjnë rrezik në rrugë.

 

Riedukimi i tyre do të ndiqet me vëmendje të veçantë Drejtoria e Transportit Rrugor.

BLENDI GONXHJA
DREJTOR I DPSHTRR

Advertisement

“Do të kalojmë në një kalvar të ri më të gjatë, rikthehemi në autoshkollë, test teorie, test praktike. Testi i teorisë, bazuar në norma sjelljeje, do të jetë me 30 pyetje dhe me më shumë 3 gabime nuk kalon.

Ky individ që shkon në autoshkollë për të bërë kursin e riedukimit, do të jetë në monitorim të posaçëm nga ana jonë, si procesi i mësimdhënies atje, edhe testimi, që të ngushtojmë sa më shumë hapësirat për abuzivizëm ndaj këtij individi.”

 

 

Advertisement

Me udhëzimin e ri që hyn në fuqi muajin tjetër lehtësohet edhe kalimi nga njëra kategori patente në tjetrën, duke kursyer para dhe kohë për qytetarët.

BLENDI GONXHJA

“Tregu i punës sot po ecën shpejt drejt shërbimeve shoferë që janë atraktivë edhe për gjininë femër, që nuk kanë pse të kenë më pse të bëjnë kalvarin e kategorive të patentave. ne e kemi lehtësuar këtë. Nëse do të doni të shkoni drejt dëshmisë së taksistit, drejt transportit të udhëtareve, nuk keni pse bëni një kalvar tjetër për mallra. Kjo do të thotë më pak kosto, më pak kohë dhe më pak angari. Eksperienca në kategorinë b të jep mundësinë të kalosh në kategoritë e motorit më të fuqishëm, maksimal,. pa kaluar më parë në kategoritë më të vogla të motomjetit. Nëse do të jesh vetëm drejtues mjeti për motomjet, do të kalosh të gjitha etapat siç ka qenë deri më tani.”

 

Advertisement

Rregullat e reja përfshijnë edhe një disiplinim të lejes së aktivitetit për hapjen e autoshkollave të reja në rang bashkie apo qarku sipas numrit të popullsisë. Po ashtu, autoshkollat do të punojnë me një libër të unifikuar, ndërsa mosha e mjeteve që janë pjesë e flotës së tyre do të ulet.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy