Rrëshkitje dherash në Selenicë/ Mbeten pa rrugë disa fshatra

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrëshkitje dherash në Selenicë/ Mbeten pa rrugë disa fshatra

Rëshkitje dherash edhe në bashkinë Selenicë. Si pasojë e rëshqitjes së dherave është rrëzuar edhe rruga që të dërgon në drejtim të Sevasterit, Amantias, Ploçës. Aksi mbetet tashmë i pakalueshëm për automjetet e zonës.

 

 Shirat e rënë në zonë kanë sjellë gërryerjen e bazës së rrugës që lidh fshatrat e njësisë Sevaster me qytetin e Vlorës. Aksi rrugor në afërsi të fshatit Ploçë është kthyer i rrezikshëm për banorët e zonës.

Advertisement

Rruga e  dëmtuar nga  shirat  mund të kthehet në fatale për banorët. Siç shihet nga pamjet  janë  vetë banorët që kanë vendosur disa gurë për të ndaluar kalimin.Sipas tyre rruga është e rrezikshme dhe shkarja e dherave po vijon. Ata kërkojnë ndërhyrje pasi aksi bllokon disa fshatra.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy