Rreziku nga përdorimi i pesticideve/ Tregjet europiane refuzojnë produktet shqiptare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rreziku nga përdorimi i pesticideve/ Tregjet europiane refuzojnë produktet shqiptare

Një ditë më parë një ngarkesë prej 20 tonësh me kastraveca, që ishte eksportuar nga prodhuesit vendas, u bllokua nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit sepse përmbanin pesticide mbi normën e lejuar. Ky abuzim me inputet bujqësore po pengon në mënyrë të vazhdueshme produktet shqiptare të jenë pjesë e tregjeve evropiane.

 

RUTH HUBER

AMBASADORE E ZVICRES NE SHQIPERI

Advertisement

 

“Nuk mund të aksesoni tregjet evropiane pa arritur standardet e Bashkimit Evropian. Nëse duam eksportojmë, duhet të arrihen këto standarde. Disa prodhues shqiptarë nuk janë pranuar në tregun evropian. Pse? Një nga arsyet kryesore është sasia e pesticideve që produktet përmbajnë. Duhet të sigurohemi që pesticide janë në normat e lejuara dhe standardet janë plotësuar.”

 

Për të kthyer fermerët drejt produktit organik, sipas ekspertëve, është e nevojshme të nxiten dhe mbështeten financiarisht nga Ministria e Bujqësisë.

Advertisement

 

ALBAN ZUSI

SHOQATA E EKSPORTUESVE TE SHQIPERISE

 

Advertisement

“Duhet të kemi politika nxitëse, mbështetëse, së paku për 5 vite, për të mbështetur produktin e pastër, sa më pranë organikës, që plotëson standardet. Është e dosmodshme që të financohet fermeri për fertilizantin organik, që të përdorë produkte organike në mbrojtjen e bimës, kur të marrë impaktin dhe të jetë futur në tregje që e paguajnë këtë produkt të pastër, do të jetë vetë i interesuar dhe do të ketë pasqyrë të qarë që të punuarit.”

 

Veç investimeve, për të prodhuar produkte me standard dhe cilësi, ekspertët, gjatë një forumi të organizuar për këtë qëllim, vunë theksin edhe te bashkimi i operatorëve, si një domosdoshmëri që ul kostot.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy