Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sekuestros ndaj disa pronave të biznesmenit Pëllumb Gjoka, i arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

39 hektarë tokë truall do vijojnë të qëndrojnë të sekuestruara, nën dyshimin se kanë rrjedhur nga paratë e krimit.

Gjoka u arrestua më 27 korrik pas zbërthimit të aplikacioneve Sky Ecc dhe Enchro Chat, bashkë me pesë persona. Ndërkohë 9 persona të tjerë u shpallën në kërkim mes të cilëve edhe Ervis Martinaj.

Në mesazhet që biznesmeni Gjoka i dërgonte Behar Bajrit, i kërkonte te vritej Kleanthi Musabelliu, një ish punonjës policie duke ofruar 120 mijë euro në këmbim./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";