“Rrëzojeni Dick Marty-n”/ Rama bën thirrjen në Samitin e liderëve të Këshillit të Europës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Rrëzojeni Dick Marty-n”/ Rama bën thirrjen në Samitin e liderëve të Këshillit të Europës

Prezencën e lidërve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës në samitin e Islandës, kryeministri Edi Rama e shfrytëzoi për të ri-kërkuar rrëzimin e raportit të Dicky Marty që sipas tij u financua nga presidenti rus Vladimir Putin për të njollosur Kosovën, ish presidentin e saj Hashim Thaçi dhe të tjerë ish drejtues të UÇK-ës.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Advertisement

 

Nuk rri dot pa kujtuar se padrejtësia kundrejt luftës çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësit të saj Hashim Thaçit, nisi saktësisht në Këshillin e Europës i cili në mënyrë djallëzore u sponsorizua nga përfaqësuesit e partisë së Vladimir Putinit në asamblenë e Këshillit të Europës. Akuza tërësisht të pabazuara të trafikimit të organeve njerëzore u ngritën atëherë si pikënisja e një fushate kriminale njollosjeje të Shqipërisë dhe të Kosovës dhe kur dëgjova propagandën e Kremlinit të flasë për trafikimin e organeve njerëzore nga neo-nazistët në Donbas, mu duk sikur pashë presidentin Zelensky 10 vjet më vonë gjykuar nga një gjykatë e veçantë ngritur mbi të njëjtat akuza absurde.

 

Në gushtin e 2022-it Shqipëria i dorëzoi zyrtarisht kërkesën Këshillit të Evropës për rishikim të rezolutës së 13 viteve më parë. Përmes saj u ngritën akuzat ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për trafikim të organe të qënieve njerëzore gjatë luftës në Kosovë.

Advertisement

 

Njëri prej tyre është ish presidenti i saj Hashim Thaçi që po përballet me drejtësinë në Hagë për akuzat për krime lufte, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

 

Pasi kryeministri Edi Rama nga salla e Asamblesë së Këshillit të Evropës kërkoi rrëzimin e akuzave ndaj Kosovës dhe pranimin e kërkesës së Shqipërisë për një raport vijues ndaj atij të Dicky Marty, çështja në KiE është ende në fazën e kërkesës që nga tetori i vitit të kaluar.

Advertisement

 

Për këtë arsye edhe një herë Edi Rama i kërkoi KiE-s që të mos përsërisë gabimin e 13 viteve më parë por ta korrigjojnë atë.

 

EDI RAMA

Advertisement

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Asambleja e Këshillit të Europës ka detyrimin moral të korrigjojë çdo gabim dhe në këtë rast duhet t’i hapë rrugën tërheqjes mbrapsh të raportit që në mënyrë të rreme etiketoi Shqipërinë si bazë për trafikimin e dyshuar të organeve lehtësuar nga UÇK. Të refuzosh të përballesh me të vërtetën sot do të ishte më keq sesa të bëhej ky gabim i rëndë 12 vjet më parë kur shumë votuan mes sy mbyllur atë raport të turpshëm në mirëbesim.

 

Në samitin e liderëve të Këshillit të Evropës, vendi ynë firmosi marrëveshjen për rregjistrimin e dëmeve të shkaktuara nga sulmi i Rusisë në Ukrainë.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy