Rriten shpenzimet për shkollën/ Nxënës dhe prindër ankohen për shtimin e kostove

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rriten shpenzimet për shkollën/ Nxënës dhe prindër ankohen për shtimin e kostove

Me fillimin e shkollës janë rritur edhe shpenzimet e familjarëve kryesisht për artikujt shkollorë. Rritja e çmimeve ka bërë që kostot shtesë të rëndojnë në xhepin e tyre.

 

 

Prindërit tregojnë se një rrogë mujore nuk mjafton ndonëse librat janë dhënë falas. Ndërsa nxënësit në shkollën “Ahmet Gashi” në kryeqytet thonë se kanë gjetur si zgjidhje përdorimin e materialeve të vitit të kaluar për të reduktuar shpenzimet.

Advertisement

 

 

Eksperti i ekonomisë Selami Xhepa shprehet se familjarët përballen me vështirësi financiare dhe propozon që krahas paketës së librave falas nga klasa e parë në atë të nëntë, të ndërmerren edhe nisma të tjera nga qeveria me paketa te ndryshme ekonomike.

 

Advertisement

 

12 shtatori shënoi ditën e parë të shkollës për vitin shkollor 2022-2023, ku u regjistruan në arsimin parauniversitar rreth 450 mijë nxënës, 4 mijë më pak se viti i kaluar.

 

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy