Salianji takime në Korçë: Duhet proces real bashkimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Salianji takime në Korçë: Duhet proces real bashkimi

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka qenë i pranishëm në Korçë, në vigjilje të strukturave të reja që pritet të zgjidhen në çdo sektor. Mesazhi i deputetit ishte i qartë.

 

Ai tha se për të arritur një bashkim real, duhet që vota të jetë e lirë dhe jo e një anshme.

 

Advertisement

 

“Ne jemi në takime me grup-seksionet, jemi në lagjen tetë. Ajo që vjen si thirrje nga anëtarët dhe kontribuuesit e PD, është thirrje që ka të bëjë me bashkimin real të PD. Ajo del nga vota, ajo që bashkon demokratët është vota. Vetëm kështu PD mund të rritet. Si deputet kam marrë mandatin e më të votuarit në këtë zonë. Do i qëndroj besnik deri në fund. Janë të mirëpritur edhe ata që mendojnë ndryshe. Nëse do të bëhet garë për atë që ka kontribute në PD jemi të gatshëm ta bëjmë këtë. Ne do të jemi aty ku ka demokratë dhe do të mbrojmë siglën e PD, kontributin e demokratëve. Ne nuk bëjmë sikur bëjmë beteja dhe lëshojmë gjërat. Ka vetëm një rrugë, po e ritheksoj, jo me imponime, jo me njerëz që nuk njihen, por me votën e demokratëve. Ky ishte mesazhi. Dua t’ju them gjithashtu se të pa shpjegueshme janë edhe lëshimi i selisë dhe mosmbledhja e grupit të deputetëve. Ajo që është e rëndësishme është që demokratët janë të shqetësuar për situatën në PD. Ata e dinë që PD rritet duke vlerësuar kontributorët”, tha Salianji.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy