Sarandë/ Kryeinspektori u kap në flagrancë duke kryer marrëdhënie me 13-vjeçaren në lokalin e shokut të tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sarandë/ Kryeinspektori u kap në flagrancë duke kryer marrëdhënie me 13-vjeçaren në lokalin e shokut të tij

Personi që shihni në foto është Petraq Rako, kryeinspektori i policisë kufitare në zonën e Rripsit në Sarandë. 63-vjeçari u arrestua nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme për marrëdhënie seksuale me të mitur.

 

Efektivi i policisë u kap pas një hetimi një mujor të nisur nga prokuroria e Sarandës. Në pranga përfundoi gjithashtu dhe 62-vjeçari Sokol Koloi, nga fshati Xarrë i Konispolit.

 

Advertisement

Sipas burimeve pranë grupit hetimor, Sokol Koloi ishte tutor i një vajze 13-vjeçare. Ai kishte përshtatur brenda lokalit të tij, një ambient të posaçëm dhe shfrytëzonte të miturën për prostitucion.

 

Nga hetimet rezultoi se dhe kryeinspektori ishte i implikuar në këtë rast, pasi ishte klient. 63-vjeçari u ndalua nga agjentët, pasi kreu marrëdhënie seksuale me të miturën.

 

Advertisement

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete; 4 aparate celularë; një sasi vlere monetare e dyshuar si e përfituar nga veprimtaria kriminale; ndërsa u vendos sekuestro konservative ndaj ambienteve ku ushtrohej veprimtaria e kundraligjshme e prostitucionit.

 

Dy të arrestuarit akuzohen për veprat penale  “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Prostitucion” si dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

 

Advertisement

Më herët gjatë ditës në pranga për ngacmim seksual ndaj të miturve përfunduan dhe dy persona të tjerë.

 

Në Vlorë, u ndalua një 54 vjeçar. sipas policisë, ai dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij, 11-vjeçare. arrestimi i tij, u bë pas një denoncimi të bërë nga ana e familjarëve. Ata thanë se 54-vjeçari kishte tentuar të puthte në buzë mbesën e tij.

 

Advertisement

Nga hetimet e para rezulton se ai vuan nga probleme mendore, por nuk përjashtohet as mundësia e ndonjë skenari nga pala akuzuese për ta dënuar atë.

 

Ndërkohë edhe në Gjirokastër, për të njëjtën akuzë u arrestua një 34-vjeçar. I riu kishte marrë në makinë një 17-vjeçare, e cila pohoi para hetuesve se kishte shkuar me dëshirë. Ndërsa ishin prindërit e saj ata që u alarmuan dhe njoftuan policinë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy