Shefi i politikës së jashtme të BE: Sot duhet të hapim negociatat me Shqipërinë, s’mund të vazhdojmë më kështu

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shefi i politikës së jashtme të BE: Sot duhet të hapim negociatat me Shqipërinë, s’mund të vazhdojmë më kështu

“Sot duhet të hapim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nuk mund të mos e fsheh keqardhjen time per situaten ku jemi, por ka ende shpresë.”

 

Deklarata u bë nga përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell  në një kohë që po mbahet në Bruksel, Samiti i BE.

 

Advertisement

“Ne nuk jemi aty ku duhet të jemi në Ballkan. Ne do të duhet të përpiqemi të zgjidhim situatën dhe kjo tregon se unanimiteti është një problem, nuk mund të vazhdojmë me një vend që bllokon gjithçka. Sot nuk është një ditë e mirë”.

 

Gjatë ditës në Bruksel, Edi Rama akuzoi fort Bullgarinë se po mbante peng integrimin  e Shqiperisë dhe Maqedonisë së Veriut.

 

Advertisement

“Është turp që një vend i NATO-s, Bullgaria, po merr peng dy vende të tjera të NATO-s, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, në mes të një lufte në oborrin tonë dhe që 26 vende te tjera te Unionit qëndrojnë të palëvizshme dhe të pafuqishme.Të mos e ndryshojmë kursin, ta ndërtojmë Evropën në shtëpinë tonë, sepse nuk ka zgjidhje tjetër në rrugën e integrimit. Është mirë t’i jepet statusi kandidat Ukrainës, por shpresoj që populli ukrainas të mos ketë shumë iluzione.” Është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari! Sa turp për Evropën kjo çështje bullgare!”, saktësoi Rama. 

 

Fillimi i negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është bllokuar nga vetoja e Sofjes për shkak të një mosmarrëveshjeje identiteti me Shkupin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy